E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Topalli replika per dekorimet e ish-te perndjekurve politike

Presidenti Topi dhe kryetarja e Parlamentit shkembyen replika ne distance sot gjate homazheve per nder te dy viktimave te diktatures komuniste Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja.

Ne nje prononcim per gazetaret pas daljes nga Instituti i te Perndjekurve Politike Topalli i cilesoi hipokrizi dekorimet e personave qe jane njohur si ekzekutues te kundershtareve te regjimit. Ftojme kedo qe ka nje pozicion te caktuar dhe per ti thene qe te mos guxoni te dekoroni ata qe kane pushkatuar. Ata qe dekorojne vrasesit e ketyre djemve te rinj jane me shume se hipokrite tha Topalli.

Ndaj kesaj deklarate ka reaguar me pas presidenti Topi i cili theksoi se dekorimet behen me propozim te institucioneve te tjera dhe nuk jane iniciativa personale te tij.
Asnjehere institucioni i presidentit nuk ben dekorime me iniciativa personale. Propozimet vijne ne rruge zyrtare permes institucioneve te tjera tha Topi duke theksuar faktin se ai i perket vete nje familjeje te perndjekur.

Topi nderon kujtimin e dy martireve te pushkatuar

Presidenti Topi mori pjese ne homazhet qe po zhvillohen ne nderim te Tom Ndojes dhe Sokoli Sokolit te pushkatuar nga sistemi komunist 27 vjet me pare eshtrat e te cileve u gjeten para disa ditesh. Ndoja dhe Sokoli ishin dy organizatoret e protestes se burgut te Qafe-Barit dhe u denuan me pushkatim per tradhti ndaj atdheut dhe krim ekonomik 27 vjet me pare nga sistemi i atehershem.

Gjate fjales se tij Topi vleresoi figuren e dy martireve duke theksuar se ata jane vendosur ne altarin e kombit. Jane dy nga martiret e demokracise qe jane vendosur ne altarin e kombit. Sot ata nderohen me shume perulje nga shoqeria dhe institucionet. Kjo na ben te reflektojme qe nuk duhet te heqim nga kujtesa vitet e diktatures per te vleresuar me shume ate pike referimi qe ne kemi te gjithe Europen tha presidenti per mediat.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›