E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/kryeministri serb: Kosova të ndahet mes Shqipërisë dhe Serbisë

Zv/kryeministri serb, njëkohësisht ministër i Brendshëm, Ivica Daçiç, ka thënë në një intervistë për një të përjavshme serbe se Kosova duhet të ndahet mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Duhet të flasim për ndarjen sa nuk është vonë, tha Daçiç. Seria ka bërë gabim kur nuk ka diskutuar me Shqipërinë për këtë çështje për shkak se ndarja mes Serbisë dhe Shqipërisë është i vetmi opsion realist.

Serbia nuk duhej të pranonte asnjë negociator tjetër përveç Shqipërisë. A ka ndonjë naiv që beson se Kosova do mbijetojë si shtet i pavarur, pyet ministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›