PD nënshkruan marrëveshje paraelektorale me PDI-në, partinë e çamëve si dhe tradicionalet PLL e PBK. Pritet edhe firma finale me PBDNJ-në
Ndërkohë që një ditë më parë kryeministrin Berisha, mediat e majta e kritikuan se nuk diskutoi për çështjen çame në takimin me homologun Karamanlis, Partia për Drejtësi dhe Integrim (PDI), e cila mbron interesat e çamëve nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me PD-në. Kryeministri nënshkroi gjithashtu edhe një tjetër marrëveshje bashkëpunimi me Partinë e Ballit Kombëtar (fraksionin e drejtuar nga Adriatik Alimadhi) dhe me Partinë "Lëvizja e Legalitetit". Shefi i qeverisë ka nënshkruar më herët marrëveshje paraelektorale bashkëpunimi edhe me Partinë Republikane, Partinë Agrare Ambientaliste, Bashkimi Liberal Demokrat si dhe me Aleancën Demokratike, duke regjistruar kështu koalicionin më të gjerë parazgjedhor në historinë e pluralizmit. burime jozyrtare bëjnë të ditur se së afërmi, PD do të nënshkruajë një marrëveshje paraelektorale edhe me PBDNJ-në, partinë që tradicionalisht mbron interesat e minoritetit grek në SHqipëri.
...