Privatizimi i INSIG-ut, terhiqet BERZH dhe BB
Fati i kompanise shteterore te sigurimeve, INSIG, duket i paqarte, nderkohe qe BERZH dhe Banka Boterore, dy institucione qe zoteronin 39 per qind te aksioneve jane terhequr zyrtarisht nga kjo kompani. Ne dhjetorin e vitit 2008, BERZH dhe IFC i kane rishitur qeverise shqiptare pjesen e tyre te aksioneve qe kishin blere 5 vite me pare. BERZH-i, e argumentoi terheqjen e saj nga INSIG, si nje vendim qe ka lidhje me strategjite e vete bankes. Por edhe fati i pjeses tjeter prej 61 per qind te aksioneve, te cilat u hodhen ne tender, mbetet i paqarte. Kjo pasi shoqeria e shpallur fituese ne tender, American Reserve Insurations, po nguron te coje deri ne fund negociatat per blerjen e INSIG, privatizimi i te cilit po rezulton shume me delikat nga c'ishte vleresuar. "Ne dhjetor te ketij viti, BERZH dhe IFC vendosen qe te dalin nga INSIG nepermjet nje marreveshje rishitjeje per aksionet qe ishte negociuar qe ne kohen e blerjes se atyre aksioneve ne korrik te vitit 2004. Duke konsideruar faktin se procesi i privatizimit kishte mundesi te mbaronte ne vitin 2009 dhe duke rishikuar edhe nje here perfitimet e marreveshjes se rishitjes, te dy institucionet financiare nderkombetare vendosen te mos jene me aksionere te kompanise.