E Diel, 1 Nëntor 2026

PD nis fushaten per 8 Majin, mbledh Keshillin Kombetar Qamil Xhani

Partia Demokratike do te mbledhe neser Keshillin Kombetar, ku pritet te diskutohet mbi pergatitjet per zgjedhjet lokale te 8 majit, duke nisur ne kete menyre. Sipas zyres se shtypit prane PD-se, mbledhja do te nise ne oren 11:00 ne seline e PD-se, nen drejtimin e Kryeministrit dhe Kryetarit te PD, Sali Berisha. Ne 14 dhjetor 2009 Partia Demokratike mblodhi Kuvendin e IX-te Kombetar te saj, organi me i larte drejtues partiak, i cili rikonfirmoi ne krye te partise Kryeministrin Sali Berisha, ndersa miratoi dhe ndryshimet statutore te kesaj force politike. 1267 delegatet nga 39 dege te PD-se votuan edhe per zgjedhjen e 100 anetareve te Keshillit Kombetar, nje forum i rendesishem partiak, per te cilin garuan 400 kandidate. Ne kete menyre, PD me mbledhjen e strukturave po tregon se po pergatitet seriozisht per zgjedhjet vendore. Nderkohe qe fakti qe banoret e qyteteve kryesore ne vend, nuk i jane bashkuar ne menyre masive demonstrates se opozites dje ne Tirane, per deputetin e PD-se, Aldo Bumci eshte deshmia e braktisjes se kauzes se kryesocialistit Edi Rama. Pas demonstrates marshim te PS-se ne kryeqytet, ne nje deklarate per mediat, Bumci u shpreh se qytetaret i dhane nje pergjigje te merituar kreut te PS-se. "Deshiroj te pershendes qytetaret e kryeqytetit te vendit Tiranes dhe te qarkut te Durresit, prej 1milion e 200 mije banore te marre se bashku, te cilet i dhane pergjigjen e merituar me bojkotin e tyre kryepucistit Edvin Kristaq Rama, i cili u shfaq para jush i nxire dhe i deshperuar",-tha dje Bumci. Ne emer te Partise Demokratike, Bumci u shpreh se mazhoranca aktuale do te punoje per interesat e qytetareve dhe se do te garantoje mosdhunimin e lirive dhe demokracise ne vend. "Partia Demokratike pershendet me mirenjohje dhe respekt te madh qytetaret e Tiranes, Durresit, Kavajes dhe Krujes dhe i garanton ata se asgje nuk do te mund te dhunoje lirite dhe vlerat e demokracise se ketij vendi dhe se ne do te ndertojme se bashku Tiranen, Durresin dhe te ardhmen tone evropiane qe meritojme",-tha Bumci. Deputeti i PD-se theksoi se qytetaret e Tiranes, Durresit, Kavajes dhe Krujes nuk mund te beheshin pjese e nje lidershipi qe sulmoi me mercenare pushtetin ekzekutiv dhe kerkoi te merrte me puc drejtimin e vendit. "Qytetaret e metropolit te vendit, te Durresit, Kavajes dhe Krujes ndeshkuan me bojkotin dhe injorimin total te pjesemarrjes ne demonstrate, kryepucistin qe ne terbim e verberi per pushtet, rrethoi per 5 ore me 200-300 bashibozuke, mercenare dhe kriminele, Keshillin e Ministrave per te permbysur qeverine legjitime te ketij vendi", u shpreh dje Bumci. Duke u ndalur ne ngjarjet e dates 21 janar, Bumci u shpreh se banoret e qyteteve kryesore ne vend, nuk mund te behen pjese e nje lidershipi qe tregoi se per ambicien per pushtet, nuk kursen askend. "Qytetaret e kryeqytetit, Durresit, Kavajes, dhe Krujes ndeshkuan kryepucistin Edvin Kristaq Rama, qe ne 21 janar ndermori sulmin primitiv prej 5 oresh mbi Keshillin e Ministrave, duke deshmuar se per pushtet eshte i gatshem te djege gjithcka, lirine dhe demokracine e qytetareve shqiptare",-tha ai. Nga ana tjeter, Bumci i cilesoi ngjarjet e dhunshme si nje tentative e bllokmeneve te rinj per te ardhur ne pushet me ane te dhunes. Metoda qe sipas tij, sot moren pergjigjen me te mire nga qytetaret. "Qytetaret e Tiranes, Durresit, Kavajes, dhe Krujes sot (dje) bojkotuan neobllokmenet, te cilet ne traditen e zeze te eterve te tyre u faktuan shqiptareve dhe botes, se jane te gatshem te perdorin dhune per te marre pushtet te pamerituar",-tha dje Bumci.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›