Bakaj gradon Demollarin ndihmestrajner ne Bukuresht
Nje nga kushtet e vena ne kontrate nga ish-fantazisti i bluve Elis Bakaj ishte prania e te madhit Sulejman Demollari ne menyre qe lojtari shqiptar te mesoje gjuhen si dhe te mos jete i vetem. Dhe presidenti i Dinamos se Bukureshtit Nikola Badea ia ka plotesuar menjehere Bakajt kete kusht. Madje me kerkesen e trajnerit aktual te skuadres Demollari do te jete ne rolin e ndihmestrajnerit te Dinamos se Bukureshtit. E kjo nuk do te jete pak per Bakajn tashme fantazistin e rumuneve. Ne lidhje me kete lojtari ne fjale u shpreh se Demollari do jete ne stafin e Dinamos se Bukureshtit si numri dy i pankines. Nderkohe qe pervecse do te merret me mua drejtperdrejte teksa do te me thote kete e bere mire e kete e bere keq do te jete dhe perzgjedhesi i talenteve shqiptare per ti cuar te Dinamo e Bukureshtit. E kjo eshte shume per mua. E kam thene qe do tu kthej imazhin e Demollarit tifozeve te Bukureshtit dhe une do ta bej kete ka thene Bakaj.