Spektakel ne Tirane por gezon...Flamurtari
Tashme vlonjatet jane -5 pike nga bardhekuqte e Korces dhe -10 pike nga bardheblute e Nevil Dedes. As vendesit dhe as miqte e drejtuar nga nje tiranas Shkelqim Muca nuk arriten qe te merrnin pike te plota duke iu larguar gjithnje e me shume objektivit primar per kete sezon titullit kampion. E nese Skenderbeu ka ende shanse madje edhe reale pasi do te prese ne fushen e vet Flamurtarin pas disa javesh Tirana e sheh nga shume larg trofeun me te rendesishem te kampionatit.
Ndeshja - Trajneri i Tiranes u qendron besnik zgjedhjeve te tij duke lene fillimisht ne stol dy blerjet me te fundit Hyken dhe Balen. Ndersa Muca ne mungese te fantazistit Blendi Shkembi i pezulluar hodhi nga minuta e pare Jetmir Sefen i ndihmuar nga dyshja kroate Bratic-Biskup. Ne
sulm Cikalleshi dhe Jolic te ndihmuar nga e djathta edhe nga Gjergj Muzaka. Minutat e para folem me shume per miqte nga Korca te cilet ishin me te vendosur ne fushen e lojes dhe shfrytezonin shume Muzaken dhe Cikalleshin. Ne dy raste bardhekuqte e Muces rrezikuan porten e Ilion Likes por pa dem. Ndersa vendasit e mbeshtesin kryesisht lojen te kapiteni Muka dhe te Gilman Lika i cili pati rastin me te mire te pjeses se pare per te kaluar Tiranen ne avantazh por Shehi beri mrekulline. Pjesa e pare perfundon ketu por per shkodranin e Tiranes perfundon gjithe ndeshja. Ne fraksionin e dyte te lojes Dede fut Balen dhe le ne stol mengjarashin e Kombetares.
Rezultati - Ne 45 minutat e dyta u pa nje tjeter Tirane me bindese me kerkuese dhe me dyluftuese. Trajneri Dede perdor te gjitha kartat duke futur me pas ne loje edhe Hyken e Gentian Mucen por as i pari dhe as i dyti nuk arriten te ndryshonin rezultatin e takimit. Vlen te theksohen dy raste te pastra te Pero Pejic por te neutralizuara nga Shehi nje gol i anuluar per Tiranen por mjaft i dyshimte si dhe nje parabole e bukur e Hykes por qe perfundoi ngjitur me traun e portes korcare. Nga ana tjeter Muca fuqizoi edhe me shume mesfushen duke zevendesuar Jolicin me Markovicin dhe duke spostuar Biskup me ne qender per te thyer keshtu sulmet e Tiranes. Skema ne fakt funksionoi pasi as Karabeci dhe as Sabien Lilaj nuk munden qe te ishin konkrete dhe te organizonin lojen e bardhebluve. Ne fund nje barazim i thate i padenje per spektaklin e dhuruar nga te dyja tifozerite ne stadiumin kombetar Qemal Stafa.
Moviola gjyqtaret i mohojne fitoren Tiranes
Nuk ka dyshim Tiranes iu mohuan tri pike ne ndeshjen e mbremshme ne Qemal Stafa nga ana e arbitrave te ketij takimi. Ne te pakten tri raste flagrante treshja e perbere nga kryesori Lorenc Jemini me ndihmes te tij Rezart Zhuli dhe Shkelqim Guce gabuan duke ndeshkuar bardheblute. Anesori Zhuli anuloi nje gol te rregullt te shenuar nga sulmuesi Pero Pejic. Karabeci hedh nje top ne zone per Pejic i cili mbron mire me trup topin kthehet dhe gjuan ne porten e Shehit duke shenuar. Por Jemini vershellen per jashte loje nen flamurin e ngritur nga anesori Zhuli. Pamjet e Movioles me vone treguan se xhaketat e zeza kishin gabuar pasi sulmuesi i Tiranes mbahej ne loje qartazi nga nje mbrojtes i Skenderbeut. Rasti i dyte flagrant ishte kur kryesori Lorenc Jemini nuk i nxori kartonin e dyte te verdhe Ditmar Bicit pas nje nderhyrjeje te rende ndaj Pero Pejic ne hyrje te zones se Skenderbeut.
Tirana-Skenderbeu 0-0
Tirana I.Lika Gvozdenovic Dushku Osmani Sina S.Lilaj Karabeci G.Lika Balaj 46 Muka Hyka 60 Pejic Morina G.Muca. Trajner N.Dede
Skenderbeu Shehi Fagu Bici Vrapi Arapari Biskup J.Sefa Bratic Jolic Markovic 63 Muzaka Cikalleshi. Trajner Sh.Muca
Kartone te verdhe S.Lilaj Karabeci Pejic/ Bici Bratic Biskup
Gjyqtare L.Jemini Tirane A.Guce Lushnje R.Zhuli Gjirokaster
Renditja
Ekipi ND F B H P
1. Flamurtari 18 13 1 4 40
2. Skenderbeu 18 11 2 5 35
3. Vllaznia 18 10 4 4 34
4. Tirana 18 8 6 4 30
5. Dinamo 18 8 4 6 28
6. Laci 18 8 3 7 27 7. Teuta 18 6 4 8 22
8. Shkumbini 18 6 3 9 21
9. Kastrioti 18 5 5 8 20
10. Besa 18 4 6 8 18
11. Bylis 18 4 3 11 15
12. Elbasani 18 3 3 12 9
Shenim Elbasani minus 3 pike ne renditje i denuar nga FIFA per shkak te ceshtjes Darko Peric.
LEONARD KARAJ