E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto pritet sot nga Papa Benedikti XVI

Audienca Shefi i diplomacise shqiptare vizite dyditore ne Vatikan

Papa Benedikti XVI do te prese sot ne audience te posacme ministrin e Jashtem te Shqiperise Edmond Haxhinasto. Zyra e Shtypit ne Ministrine e Jashtme ben me dije se ky takim do te zhvillohet ne kuader te nje vizite dyditore qe kreu i diplomacise shqiptare do kryeje ne Vatikan. Sipas te njejtave burime zyrtare vizita eshte realizuar pas fteses se sekretarit per Marredheniet me Shtetet monsinjor Dominique Mamberti nje nga autoritetet me te larta te Papatit me te cilin Haxhinasto do te kete nje bisede te vecante. Arsyeja e kesaj vizite behet e ditur te jete bashkepunimi i ngushte njerezor dhe institucional i vendit tone me Seline e Shenjte si dhe forcimi i metejshem i marredhenieve dypaleshe ne fusha me interes te ndersjelle. Pertej ketij kuadri pergjithesues dhe qe nuk jep shume te dhena konkrete eshte vete vizita ajo qe flet me shume ne kete rast. Keshtu takimi i Haxhinastos me Papen eshte i dyti i nje niveli te tille pas atij te 6 dhjetorit 2007 kur Kryeministri Sali Berisha u prit ne nje audience nga Benedikti XVI. Ne rrafshin e ministrave te Jashtem kjo axhende mbetet e vetme po te merret ne konsiderate se as ministri Ilir Meta dhe as Lulzim Basha nuk kane pasur bisedime te ketilla. Me interes eshte shtjellimi i atij qe quhet interes i dyanshem qe sipas gjasave shkon me larg sesa nje interesim i posacem i Selise se Shenjte per komunitetin katolik ne Shqiperi. Ne kete kuader eshte e logjikshme qe vizita te mbaje ne axhende edhe ceshtjen e Kosoves te drejtat e njeriut por edhe liberalizimin e vizave qe eshte nje ngjarje e rendesishme si per Ballkanin ashtu edhe per Europen. Ne pritje te detajeve te tjera nga vizita eshte e mjaftueshme te analizohet rendesia e vizites ne fjale. Vatikani perfaqeson shume ne arenen nderkombetare por edhe ne rrafshin simbolik. Per ta kuptuar kete gje do te ishte me vend te kujtohej se si u trajtua nga qeveria vizita e Kryeministrit ne 6 dhjetor dhe kontekstualizimi i tepruar historik i saj. Jane keto arsye qe vizita e ministrit te Jashtem shqiptar perben nje ngjarje per diplomacine shqiptare e cila ne raport me perfaqesimin e institucioneve nderkombetare te religjionit ka ndjekur ne pergjithesi nje linje marredheniesh vetem me Papatin. Kjo edhe per faktin se ky i fundit ruan statusin e nje subjekti te se drejtes nderkombetare ne ndryshim nga perfaqesite e tjera qe jane te reduktuara ne aspektin thjesht fetar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›