PD nxjerr në treg poezitë erotike të Sokol Olldashit
Gjithçka mund të ndodhte. Por që politika të konkurronte edhe nëpërmjet librave, kjo ka ndodhur vetëm këtë vit, dhe vetëm në Panairin e Librit të këtij viti. Kështu e majta ka hedhur në treg dy penat e forta të saj, duke përfshirë vetë kryetarin e PS, Edi Rama, që me librin e tij Kurban është duke thyer rekordet e shitjeve, por edhe deputetin e kësaj partie, Ben Blushi, i cili po ashtu po thyen rekorde shitjesh me librin e tij të tretë Shqipëria.
Gazeta “Shqiptarja.com” hapet sot me kryeartikullin “PD nxjerr në treg poezitë erotike të Sokol Olldashit”, duke zbuluar një tjetër fakt intersant në panairin e librit.
Aty fshehur mes librave, edhe për shkak të 15 vjetorit të revistës Mehr Licht e autores Mira Meksi, dalin të tjera krijimtari artistike. E duket që politikanët shqiptarë kanë zell për të shkruar poezi. Në fakt, në revistën letrare të përkatërmuajshme, të nëntorit 2011, sipas asaj që shkruhet në kopertinën e revistës, na vijnë poezitë e ministrit të Transporteve Sokol Olldashi. Funksionari i lartë i Partisë Demokratike nuk ka shkruar as roman, as rrëfenjë politike, por thjesht, një poezi erotike, ndoshta ndoshta, edhe tek perversja.
Një nga poezitë të publikuara sot në gazetë është kjo
—
Mos u merakos, e dashur
Nëse do të kemi uri,
Gjoksin tënd do të hamë,
Njërin unë, tjetrin ti
E nëse s’do të ngopemi,
Kofshën tënde të bardhë
Krahun tim të fortë.
Më vonë,
Testet e mia e mitrën tënde
E nëse serish s’do të jemi
ngopur,
Kraharorët e njëri tjetrit
do të çajmë
Me dhëmbë
E në grahmat e fundit
Do të kafshojmë
Zemrat.