E Diel, 1 Nëntor 2026

Antiamerikanizmi, një shpifje kundër kritikës së lirisë

Share

Në çështjet e trajtuara në librin Komploti kundër Lirisë, që po i jepet për herë të parë lexuesit shqiptar në Panairin e Librit nga shtëpia botuese Onufri, Andrea Stefani ka edhe një trajtesë të shkurtër mbi debatin që shkaktuan një valë kritikash për diplomacinë amerikane, dhe përgjithësisht perëndimore në Tiranë, menjëherë pas masakrës së 21 janarit ku gardistët e Berishës, vranë 4 protestues të pafajshëm në dyert e Kryeministrisë. Një krim që nuk është zbardhur as sot e kësaj dite për shkak të presioneve dhe intrigave të pushtetit berishist. Qarqe mediatike pranë pushtetit u përpoqën ti paraqesin dinakërisht kritikat si gjoja frymë antiamerikane. Ishte një taktikë kundër lirisë së kritikës që u hodh poshtë edhe nga vetë ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu. Ja çshkruan Andrea Stefani në faqet e Komplotit për këtë çështje:

Digresion për Amerikën dhe antiamerikanizmin

Kritikat që ngrihen në këto radhë për performancën e dobët të diplomacisë amerikane dhe përgjithësisht perëndimore në Shqipëri, për verbërinë që ka dëshmuar kjo diplomaci, në momente të caktuara, ndaj dhunimit të parimeve të lirisë, nuk është antiamerikanizëm, sikundër do nxitonin ta etiketonin berishistët, por ushtrim i lirisë për të shprehur atë që mendon. Dhe liria e gjithçkaje që ushqen lirinë, është shpirti i SHBA, i shtetit dhe popullit amerikan. Krejt në kundërshtim me këtë frymë, që është thelbi i qytetërimit amerikan, disa analistë që kanë guxuar të kritikojnë ambasadën amerikane në Tiranë, apo edhe zyrtarë të lartë të SHBA, për qëndrimet oportuniste ndaj autokratit Berisha, janë etiketuar së fundi, nga mbështetësit dhe propaganda e pushtetit berishist si antiamerikanë.

Në SHBA nuk është dëgjuar kurrë që një gazetar të shpallet antiamerikan, sepse paska kritikuar Presidentin apo qeverinë e SHBA. Një nga lavditë e Jozef Pulicerit (Joseph Pulittzer), është se mposhti edhe qeverinë amerikane në gjyqin për korrupsionin e kanalit të Panamasë. Nëse në Amerikë do kishin nisur ta etiketonin kritikën për qeverinë si antiamerikanizëm, gjithçka do kish degjeneruar në gjueti shtrigash dhe liria e kritikës dhe e fjalës do kishin vdekur me kohë. E bashkë me to edhe vetë demokracia e liria në Amerikë. Sepse i pari që duhet të përfundonte në qeli, do të ishte, për shembull, regjisori i famshëm Majkëll Mur (Michael Moore) apo politologu Naom Çomski (Noam Chomsky). E kushedi sesa të tjerë. Amerika është themeluar mbi lirinë e kritikës. Por ja në Shqipëri këmbëngulin që ti etiketojnë si antiamerikanë gazetarët që guxojnë të kritikojnë një ambasador apo ndonjë zyrtar të lartë amerikan. Tipik ishte një prononcim i Artur Zhejit me moton: Antiamerikanizmi është antishqiptarizëm. Bëhej një lidhje e shkurtër: Amerika është mike e Shqipërisë, prandaj kush kritikon Amerikën është armik i Shqipërisë. Si përherë. në orvatje të tilla sharlataneske, synohej që lirisë së kritikës ti kundërvihej interesi kombëtar. Harrohej të saktësohej se Amerika është shumë më tepër sesa një ambasador i saj në Tiranë e kudo në botë, se Amerika është madje shumë më tepër se vetë qeveria apo Presidenti i radhës i SHBA, që Amerika është populli amerikan. Harrohej të theksohej se është amerikane dhe medisoniane të besosh se edhe një president apo ambasador janë njerëz dhe se njerëzit, përgjithësisht, pavarësisht se mund të tentojnë të mirën, përfundojnë duke bërë jo pak herë keq. Harrohej motoja e lashtë se të gabosh është njerëzore dhe se prandaj, të vraposh ti falësh kujtdo qeverie në botë, qoftë edhe asaj amerikane, atributin e pagabueshmërisë dhe të pakritikueshmes do të thotë të krijosh një kult të pakritikueshëm. Harrohej të theksohej se para se të jetë antishqiptarizëm, antiamerikanizmi është antiliri dhe antidemokraci dhe se kryqëzata që po organizohej nën flamurin e antiamerikanizmit kundër gazetarëve që guxonin të kritikonin edhe Amerikën, ngjasonte me një gjueti shtrigash pjesë e propagandës së pushtetit berishist që ishte i njohur për luftën kundër fjalës së lirë. Harrohej të thuhej se tashmë është provuar që çdo pushtet antidemokratik, armik i lirive dhe i fjalës së lirë, do të vijë një moment që do konfrontohet me Amerikën. Sepse SHBA është republika e lirisë dhe politika e saj, herët apo vonë, nuk mund të mos bëhet pengesë për sundimtarët dhe pushtetet antiliri.

E gjitha qe një propagandë që nuk përton, në asnjë rast, ta paraqesë Berishën si mik të amerikanëve. Dhe në silogjizëm banal, kush kritikon Berishën është edhe armik i amerikanëve dhe i Shqipërisë. Në këtë rrafsh ishte shumë me vlerë një prononcim publik i ambasadorit Aleksandër Arvizu (Alexander Arvizu). Në një intervistë dhënë për televizionin Ora News në shtator 2011, në përgjigje të një pyetjeje të moderatores Ilva Tare mbi gjoja rritjen e ndjenjës së antiamerikanizmit, pas ngjarjeve të 21 janarit, të shfaqur nga disa analistë shqiptarë. Në të vërtetë, kish pasur vetëm një shtim të kritikave. Veçanërisht pasi ambasadori Arvizu përgëzoi Berishën me apelacionin e njohur të diplomacisë amerikane burrë shteti, pak ditë pas vrasjes të katër protestuesve të pafajshëm. Ndaj dhe vetë Arvizu do deklaronte:

Mendoj se bëhet fjalë për dy fenomene të ndryshme. I pari ka lidhje me kriticizmin ndaj SHBA-së dhe i dyti është antiamerikanizmi. Të flasim për kriticizmin dhe mendoj se është e rëndësishme dhe madje të gjithë e kuptojnë që është në rregull të kritikosh SHBA-të. Për kriticizmin ndihem mjaft komod, por mendoj gjithashtu se është ndihmues, mesa ai ndihmon. Le të flasim për katër komentatorë, shkrimet e të cilëve unë përpiqem ti lexoj, për shembull Andi Bushati, Andrea Stefani, Mustafa Nano dhe Skënder Minxhozi. Mendoj që të katër ata janë miq të SHBA, sigurisht janë miq të mi, por të katër kanë shkruar gjëra që kanë qenë kritike, madje edhe për mua personalisht.

Ky reagim i ambasadorit Arvizu ishte një ndër ato qëndrime në përputhje me atë frymë që e ka bërë SHBA kampion të lirisë në botë. Një akt tejet emancipues për politikë. Por veçanërisht për median shqiptare, mjerisht të mbushur me shërbëtorë mediokër të pushtetit që bredhin me lupë në dorë për të qëmtuar armiq të SHBA mes gazetarëve shqiptarë. A nuk bridhnin po kështu spiunët e Sigurimit për të zbuluar kush shante Stalinin, Enverin, partinë dhe për ti shpallur antishqiptarë e për ti pushkatuar në emër të shqiptarëve? Tradita e zezë inkuizitive po nxirrte kokën përsëri.

Fatmirësisht, prononcimi i ambasadorit amerikan që krejt i kundërt me atë traditë intolerante dhe inkuizitive, mjerisht tipike edhe për politikën shqiptare, që edhe pse sot nuk e pushkaton apo burgos dot kritikën, gjen mënyrën për ta persekutuar, denigruar apo terrorizuar duke tentuar ta shpallë armike të popullit dhe të Amerikës. E megjithëse Arvizu foli shumë qartë, puthadorët e regjimit vazhduan në refrenin antiliri (pra antiamerikan) të antiamerikanizmit. Sepse mendësia e tyre e kalbur antiliri nuk arrin të kuptojë se është amerikane të kritikosh Amerikën, se kur je në anën e lirisë, je në anën e Amerikës edhe kur e kritikon Amerikën. Ajo nuk kupton dot se mund të thuash gjithë ditën se je me Amerikën, por në fakt je kundër saj, për sa kohë je kundër lirisë së fj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›