E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PD pa kandidat në Vorë, Kryesia nuk miratoi Ibrahim Brukën

Partia Demokratike nuk do të ketë kandidat për Bashkinë e Vorës për garën elektorale të 14 majit. Kandidatura e Ibrahim Brukës nuk është miratuar nga kryesia e PD-së për të marrë pjesë në zgjedhje.

Partia Demokratike me kryetar në detyrë Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar mbrëmë në KQZ listat e kandidatëve për kryetar bashkie por dhe listat për këshilltarë të bashkive.

Në Tiranë PD kandidon me Roland Bejkon përballë Belind Këlliçit i dalë nga primaret e PD-së por që kandidon me vulën e Partisë së Lirisë, në emër të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndërsa në bashkitë Shkodër, Durrës, Vlorë, Berat, Elbasan, Lezhë, Gjirokastër dhe Peqin e Lushnjë do të garojë vetëm për këshilla bashkiakë. Ndërkohë kandidati i Korçës  është tërhequr nga gara.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›