E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KQZ thirrje partive: Dorëzoni raportet financiare

Ndërsa forcat politike shqiptare janë përfshirë në përgatitjet për zgjedhjet vendore të 14 Majit, KQZ u ka bërë thirrje atyre të dorëzojnë raportin financiar për vitin e kaluar.

“Partitë politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, duhet të dorëzojnë në KQZ Shqiperi raportin financiar për vitin 2022 brenda datës 31 mars 2023” shkruhet në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.

“Mosdorëzimi i këtij raporti sanksionon partitë politike si dhe përbën shkak për përjashtimin e tyre nga përfitimi i ndihmës financiare vjetore” kujton KQZ.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›