Arben Malaj tërhiqet nga gara për kryetar, kërkon ndjesë publikut për fjalimin cinik të Edi Ramës
“Edi Rama një diktator, nuk dua të bëhem bashkëfajtor për humbjet e ardhshme të PS-së TIRANE – Kandidati për kryetar i Partisë Socialiste Arben Malaj u tërhoq dje nga gara, pas përfundimit të Kongresit të jashtëzakonshëm, ku ai kishte shpallur kandidaturën e tij, si dhe kishte bërë publike edh platformën konkurruese. Sipas deklarimeve të atij vetë, mësohet se kishte vendosur të mos vazhdonte garën për shkak të pamundësisë për tu garantuar një proces transparent. Malaj pritet që ditën e hënë të deklarojë zyrtarisht tërheqjen nga kandidimi. Aktualisht në garën për kryetarin e ri të PS që do të zhvillohet në datën 26 shtator kanë mbetur dy kandidatë, Maqo Lakrori dhe Edi Rama. A mund ta konfirmoni faktin që tashmë jeni i tërhequr nga gara për kryetar të PS ose të paktën e keni marrë vendimin për ta bërë publike pak më vonë? Më lejoni që duke komunikuar me median dua të kërkoj një falje publike, për faktin që një anëtarë i Partisë Socialiste, për atë qëndrim për atë rebelim që u mbaj në partinë tonë. Por aq më tepër të kryetarit i cili e përdori të gjithë fjalinë e tij, për të sulmuar mediat, dhe dua të qartësoj duke pasur dhe obligimin i cili nuk ka ekses për të komunikuar me publikun, që realisht kam theksuar se kisha vullnetin pozitiv, ndjeja detyrim, nuk dëshirojë që nga një bashkëpërgjegjës të mos ktheheshim në një bashkëfajtor për humbjet e ardhshme të Partisë Socialiste. Jo vetëm vullneti për të konkurruar, por edhe plotësimi i kushteve që konkurrimi im do të ishte pjesë e një gare e cila nuk bëhej midis kolegëve ku konkurronte vizioni, konkurronte përgjegjësia. Ajo që për mua ishte shumë shqetësuese, ishte mënyra me të cilën u numëruan votat në kongres qoftë në rastin pro qoftë në rastin kundër. Numërimi në atë kongres i uli sigurimin, aq më tepër kjo që ndodhi, për mua realisht ishte jashtëzakonisht qetësuese falim i kryetarit. Është e pa falshme që del dikush dhe që pjesa më e madhe e fjalimit të Ramës, në justifikimin për humbjen, përveç asaj që u mundua të tregonte për keq përdorimin qeveritar, dhe shumë socialistë kanë të njëjtën vendim. Ai u tregua tërësisht cinik dhe i trajtoi kolegët e tij të cilët kanë pasur mendimet ndryshe, si unë Blushi e të tjerë, duke na bërë armiqësor në PS. Një ambient i tillë politik, krijon idenë që gara do të jetë midis armiqve. Një gjë që është parakusht i të gjithëve unë i kërkuar, nuk do të dëshiroj të bëhem pjesë gare, e cila e deformon nga konkurrim kolegësh potencialisht partnerësh në një konkurrim kundërshtarësh armiqësor. Kurrë nuk kam dëgjuar deri sot, fjalime kaq cinike, e kaq dashakeqe për kolegët, i gjithë ky mund të ndikonte negativisht, ai nuk pranonte një gabim të vogël i cili e kishte në një moment të tij të hapave të tij me pushtet absolut, në humbjen tonë, në maksimizimin e fitores e cila lejon që çdo deformim e Berishës mos ta klasifikonte kundër. Vetë qëndrimi që ai nuk paska bërë asnjë gabim, kur ai humbi ndjeshëm, kjo nuk ishte pjesa e kongresit. Kjo të lë të kuptosh që nuk kemi hapësira që të bësh një garë të plotë. Ju keni dhënë dorëheqjen nga gara, apo është një vendim që po e mendoni dhe do e diskutoni deri të hënën? Unë do të respektoj mendimin e mbështetësve të mi dhe të grupit tonë që janë jo të pakët. Qëndrimi im ditën e hënë do të jetë i zyrtarizuar, deri tani shumica e tyre sidomos me pak fjalë zhvillimit të madh që mund liderin e partisë. Mund të majë dy orë fjalim i cili gjatë kësaj fjali e ka ngarkuar partinë e tij negativisht, duke arritur që të kemi një garë armiqësor në PS-te. Për ta kuptuar, jeni tërhiqu dhe do ta bënë publik të hënën vendimin tuaj? E përmenda dhe më lart është mbështetja, të mos behëm pjesë e një gare e cila është kthyer në një konflikt në grindje njerëzish të cilat po i humbin vlerat PS. A ka pasur ndonjë vendim në kongres që të çuan në dorëheqje, a u bë një garë e pastër reale mes jush dhe Edi Ramës? Nuk e kam quajtur vetën të tillë, kandidimi im, mirënjohja ime, pranimi politik në Partinë Socialiste. Është që unë të jem gjithmonë në sensin pozitiv. Kam paralajmëruar dhe kam theksuar në fjalën time në kongres, unë do të jem pjesë vetëm në një garë, e cila do të jetë e lirë e ndershme dhe ti japë interferencave negative të pushtetit politik apo administrativ që kanë dhe disa të tjerë në parti. ë momentin që fjala e Ramës nuk kishte asnjë nga këto objektiva nuk pranoi, por bëri një fjalim më keq si ai i vitit 90-të, vetëm në grupe armiqësore, në partinë e tij u rrit dyshimi. Rama kërkon një garë për ta kthyer në një luftë mes kolegëve të tij në Partinë Socialiste. Ju patët një takim me përfaqësuesit e OSBE-së në Tiranë, çfarë ishte ky takim çfarë diskutuat qoftë i përfaqësuesve të OSBE-së apo qoftë i juaji? Këtë takim e kam bërë vetëm në mbështetje të PS-së. Ata ishin të zhgënjyer nga fjalimi i Ramës, që ishte kaq arrogant dhe cinik.
...