E Martë, 3 Nëntor 2026

PD prezanton Reformën Zgjedhore/ Basha: T’i japim qytetarëve një demokraci me standarte europiane

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar Reformën Zgjedhore këtë të enjte ( 21 shtator) , ndryshime të cilat do t’i paraqesë në Kuvend për miratim.

Për Bashën, Vetingu në politikë është shumë i domosdoshëm për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin të cilët sipas tij po shkatërrojnë vendin tonë.

“Të bashkohemi në një reformë zgjedhore që jep një demokraci të standardit evropian. Nisim me listat e hapura me të zgjedhur pa sekser në mes, ku  do të garantojnë përfaqësimin e Shqipërisë nga një person që e kanë zgjedhur vetë. Faktori kryesor që rrezikon sot Shqipërinë është korrupsioni dhe krimi i organizuar, ndaj është i domosdoshëm Vettingu”, tha Basha

Basha sugjeron që në zhgjedhjet e ardhshme duhet të garantohen votim dhe numërim elektronik, të zhduket herësi si dhe tu jepet e drejta për të votuar emigrantëve.

“Votimi elektronik është një mundësi për të shmangur abuzivizmin që shkakton votimi në ambasadë apo me postë. Shpikja për regjistrin e emigrantëve që u dha si detyrë për të evidentuar qartësisht se ku ata ndodhen rezultoi një tjetër grykë shishe për të pamundësuar votimin e tyre. Emigrantët shqiptarët jashtë vendit të votojnë, të kenë zërin e vetë”, tha Basha.

Zgjedhja e presidentin nga populli dhe heqja e imunitetit parlamentar e personave politikë që janë nën hetim nga SPAK, janë dy çështje që PD kërkon të fokusohet. 

“Zgjedhja e drejtpërdrejtë e Presidencat nga populli, kjo është në fokus të PD siç është edhe heqja e imunitetit parlamentar të gjithë atyre që janë nën hetim nga SPAK”,  tha Basha ndërsa për miratimin e këtyre propozimeve u shpreh i hapur të bashkëpunojë me çdo aktor politik.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›