E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD provokim anetareve te Kushtetueses

Partia Demokratike riperserit te njejtat pyetje per anetaret e rinj te Gjykates Kushtetuese sic ka bere me anetaret e meparshem te Kushtetueses dhe Gjykates se Larte nje pjese e te cileve nuk i moren votat e mazhorances.

Deputetet e shumices kane derguar po te njejtat pyetje si per kandidatet e meparshem ashtu dhe per te sapodekretuarit Artan Hoxha dhe Fatmir Hoxha.

Ne riformulimin e pyetjeve qe anetaret e Komisionit te Ligjeve kane bere kete here eshte kerkuar mendim nga kandidatet per konfliktin mes mazhorances dhe KLD-se.

Komisioni i ligjeve do te zhvilloje sot seancen e pare degjimore me Artan Hoxhen i cili eshte nje prej te dekretuarve te Presidentit Topi per Gjykaten Kushtetuese.

Nga shtate dekrete qe jane depozituar ne Kryesine e Kuvendit vetem tre prej tyre jane gati per shqyrtim dhe zhvillimin e seances degjimore ne Komisionin e Ligjeve.

Artan Hoxha Fatmir Hoxha dhe Edlira Jorgaqi kane arritur te dorezojne dosjet e plota ne Kryesine e kuvendit duke ia lene radhen Komisionit te Ligjeve te ndertoje axhenden dhe te percaktoje diten kur ata do te japin lsquoprovim perpara ligjvenesve te Komisionit te Ligjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›