E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takohet me kreun e OSBE-se

Kryetarja e Kuvendit u takua dje me ambasadorin e ri te Prezences se OSBE-se ne Shqiperi Eugen Wollfarth. Kryetarja e Kuvendit rikonfirmoi vullnetin e plote te mazhorances per reformen e re te sistemit zgjedhor sipas rekomandimeve te raportit te fundit te ODIHR si dhe shtrirjen e dores se bashkepunimit me opoziten.

Kryetarja e Kuvendit i uroi ambasadorit Wollfarth suksese ne mandatin e drejtimit te Prezences se OSBE-se ne Shqiperi.

Kryetarja e Kuvendit duke vleresuar rolin e OSBE-se gjate ketyre viteve ne konsolidimin e demokracise dhe institucioneve te se drejtes ne Shqiperi shprehu kenaqesine per votimin e merituar historik te heqjes se vizave nga Parlamenti Europian.

Kryetarja e Kuvendit tha se ky votim eshte ratifikimi i progresit te jashtezakonshem qe shqiptaret kane bere gjate ketyre viteve dhe reformave te pandalshme te qeverise Parlamentit dhe institucioneve ne cdo fushe.

Miratimi i Rezolutes per heqjen e vizave nga Parlamenti Europian nuk ishte nje dhurate por nje votim i merituar per nje vend qe ka ndryshuar shume ne nje kohe kaq te shkurter.

Kryetarja e Kuvendit gjate nje permbledhjeje per zhvillimet ne vend vleresoi paketat e shumta ligjore qe Parlamenti ka miratuar per zhvillimin dhe integrimin europian te Shqiperise nderkohe qe ligje te tjera te rendesishme priten te miratohen ne javet ne vijim.

Ambasadori Wollfarth e falenderoi Kryetaren e Kuvendit per vleresimin e rolit te Prezences se OSBE-se dhe e siguroi ate per vijimesine e mbeshtetjes se kesaj organizate ne reformat ligjore dhe konsolidimin e institucioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›