E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD reagon ndaj vendimit te PS per qarkun Lezhe

Tërheqja e Partisë Socialiste nga rivotimi në qarkun e Lezhës ka sjellë dhe reagimin e Partisë Demokratike mbi një vendim të tillë.
Duke e cilësuar këtë veprim si një përdhosje të procesit zgjedhor në qarkun e Lezhës, PD i bëri apel kryesocialisti Rama që t’u kërkojë falje qytetarëve lezhianë.
“Edi Rama trembet përballë një rivotimi të qytetarëve të Lezhës. Edi Rama t'i kërkojë ndjesë qytetarëve që u përdhosi procesin zgjedhor në qarkun e Lezhës. Rama i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbrojtur votat e vjedhura me para të pista”, vuri në dukje, përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›