E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD refuzon draftin per zgjidhjen e krizes

Zgjidhja ishte propozuar nga eurodeputetja e djathte Doris Pack. Socialistet e pranuan demokratet votuan kunder

TIRAN - Partia Demokratike refuzoi te jape konsensus per hetimin e zgjedhjeve megjithese drafti per te cilen duhej te binte dakord me Partine Socialiste u propozua nga nje eurodeputete e djathte sic eshte Doris Pack.


Ndonese ne pamje te pare vizita e delegacionit te Parlamentit Europian ne Tirane u duk per zhvillimin e takimit te Komitetit te Stabilizim-Asociimit zyrtaret e larte europiane mberriten dhe me nje tjeter angazhim per ti dhene fund krizes politike ne Shqiperi.


Ne piken e fundit te rendit te dites Komiteti i Stabilizim-Asociimit kryetari i delegacionit te PE-se Eduard Kukan paraqiti draftin i cili do te mundesonte hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit duke u bazuar ne rezoluten e miratuar nga Parlamenti Europian. Por ky draft nuk gjeti miratimin e Partise Demokratike.


Deputeti i PD-se Viktor Gumi propozoi qe pas fjales per hetimin e zgjedhjeve te thuhet se duhet te behet ne perputhje te plote me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetuten.


Ne ne kete vend kemi nje Kushtetute kemi nje Gjykate Kushtetuese kemi nje Kod Zgjedhor te miratuar nga te dy palet dhe ndaj keni nje detyrim madhor ta respektojme ate germe per germe dhe pike per pike - deklaroi Gumi. Ky propozim nuk u perkrah nga opozita e cila kerkoi qe te miratohet drafti fillestar ku te perfshihet dhe propozimi i Doris Pack.


E nxis parlamentin shqiptar te ngreje nje komision hetimor te kryesuar nga opozita dhe me shumicen e anetareve te Partise Socialiste per tiu pergjigjur Rezolutes se Parlamentit Europian te 8 korrikut me mandat te qarte per te hetuar kutite e materialeve zgjedhore dhe se ceshtja e kutive te votimit mund te vendoset vetem nga Gjykata Kushtetuese - propozoi eurodeputetja e grupit te Partise Popullore Europiane.


Per kete amendim deputetja e Partise Socialiste Valentina Leskaj tha ne emer te socialisteve se pranon amendamentin sic eshte bere nga zonja Pack. Ndersa deputeti demokrat Fatos Beja tha se ishte i habitur pse ka hezitim per te shtuar fjalet ne respekt te Kushtetutes dhe te Kodit Zgjedhor.


Sipas tij jane dy projektligje qe ne kohe e socialisteve dhe nuk sheh veshtiresi dhe e habit pse te mos e shohe brenda ne tekst duke ruajtur tekstin.

Pas komenteve te ndryshme qe Partia Demokratike beri per te mbrojtur qendrimin e saj eurodeputetja e grupit te PPE-se tha se ne kthemi prapa ne Rezoluten e PE ku te gjithe si Rama edhe Berisha e perdorin kete si reference jo me shume. Ne duam qe te arrijme kompromisin.


fare eshte e rendesishme per ju edhe ne. Hetimi duhet bere sipas Kodit Zgjedhor. Ju duhet te ndreqni ligjet tuaja... Pyetja eshte se nese kutite duhen trajtuar si materiale zgjedhore apo jo. Kjo eshte e rendesishme dhe do te ishte ne interesin e te dy paleve nese do te dilnim me nje kontribut. Ju lutem na ndihmoni - ishte apeli i drejtuar nga Doris Pack.


Krahas apelit te nderkombetareve duket se Partia Demokratike nuk leshon pe ndaj atyre qe keshillat e te cileve i perdor per Partine Socialiste. Ndersa kjo ceshtje u hodh ne votim Partia Demokratike votoi kunder ndersa Partia Socialiste pro propozimit te eurodeputetes se djathte. Ne kete menyre politika shqiptare humbi nje tjeter rast per ti dhene fund krizes politike.


Diskutimet dhe votimi per draftin e propozuar nga Parlamenti Europian

Eduard Kukan E nxis parlamentin shqiptar te ngreje nje komision hetimor te kryesuar nga opozita dhe me shumicen e anetareve te Partise Socialiste per tiu pergjigjur Rezolutes se Parlamentit Europian te 8 korrikut me mandat te qarte per te hetuar kutite e materialeve zgjedhore dhe se ceshtja e kutive te votimit mund te vendoset vetem nga Gjykata Kushtetuese.


Deklarata duhet te miratohet sot kemi dy qendrime. Kerkoj delegacionin shqiptar te votoje. Kush eshte ne favor
Partia Demokratike 7 kunder dhe Partia Socialiste 7 pro


Eduard Kukan Kompromisi nuk u miratua. Ju e hodhet poshte shtesen e kompromisit Ne qofte se doni qe me propozim te zotit Beja te votojme per paragrafin 3 sic u propozua fillimisht. Kush eshte ne favor nga PE.


Doris Pack Une thashe me perpara flasim per numrin tre nuk biem ndesh as me 3a as me 3b duhet te pranohet sepse thote gje te mira problemi eshte se nuk eshte nje hap perpara.


Eduard Kukan Kush eshte pro
Partia Demokratike 7 kunder dhe Partia Socialiste 7 pro
Eduard Kukan Kemi rekomandimet qe perbehen nga paragrafi 1 2 4 5 6 eshte nje deklarate 3 nuk u pranua do ta hedh ne votim kush eshte pro rezolutes sic eshte amenduar.


Partia Demokratike 7 kunder dhe Partia Socialiste 7 pro
Doris Pack E diskutuam kete dokument dhe rame dakord per amendamentin 1. Votimin e bejme kur nuk biem dakord dhe kete e bejme per paragrafin tre. Jemi ne favor te 1 2 4 5 6 dhe nuk pajtohemi me 3. Mos te krijojme me probleme.


Eduard Kukan Po edhe une kete do te thosha une do te pyes tani se kush eshte pro rekomandimit te perbashket sipas ndryshimit te paragrafit 3. Atehere cili eshte ndryshimi. Ne qofte se ka konsensus nuk ka pse te votohet. Nuk eshte shume e thjeshte. Atehere do te thote se nuk miratuam nje deklarate te perbashket se nuk miratuam paragrafin 3 te tjerat u miratuan dokumenti qendron.


Atehere Doris Pack pse i kaluam te gjitha keto pika keshtu miratohen dokumentet ne Parlamentin Europian ndoshta ndonje paragraf refuzohet por dokumenti pastaj votohet ashtu sic eshte amenduar. Une gjeta konsensus per paragrafin 1 2 4 5 6. Pra ne nuk miratuam paragrafin 3 pra ne votojme per rekomandimet e perbashketa cka do te thote qe nuk do te kete rezolute pa nenin 3. Dua te hedh ne votim rekomandimet e perbashketa sic u amenduan nga PE.


Partia Demokratike 7 kunder dhe Partia Socialiste 7 pro
Eduard Kukan Atehere perfundimisht ne nuk kemi miratuar asgje ne nuk kemi miratuar dokumentin. Pika tjeter ne axhende. Ndonje ceshtje tjeter qe mund te shtrohesh une deshiroj qe te them se ju bete nje deklarate ne fillim dhe do te ishte mire te reflektohej ne procesverbalin e ketij takimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›