Rama Po manipulohen listat e zgjedhesve

Problemet elektorale te 28 qershorit 2009 i lene stafeten atyre te 8 majit 2011. Ne mes te nje krize politike qe vijon prej 1 viti e gjysme Partia Socialiste beri te njohura shqetesimet e para per procesin parazgjedhor per zgjedhjet lokale te 2011-s te cilat priren qe te mbajne ne skenen e konkurrimit nivelin me te larte politik. Ne kete sfond qe mjegullon ambiciet e dyanshme elektorale ende te pazyrtarizuara kreu socialist Edi Rama ka kaluar i pari ne nje sulm politik qe ka te beje me administrimin teknik te procesit. Prej 11 ditesh jane shkelur te gjitha afatet per listat paraprake dhe Lulzim Basha eshte pergjegjesi i drejtperdrejte per fillimin e deformimit te procesit te ardhshem zgjedhor ne te njejten rruge pa krye qe deformoi tjetrin... Eumlshte fare e qarte se jemi para te njejtave simptoma te se njejtes semundje u shpreh ai. Problemet e shtruara jane thuajse identike me ato te pragzgjedhjeve te 28 qershorit dhe apeli i opozites mbetet po ai manipulimi elektoral po vihet ne zbatim permes mekanizmave te sterholluar nga zyrat e qeverise. Por goditja ndaj Lulzim Bashes nuk lidhet vetem me detyren e tij si minister i Brendshem por me gjase edhe me ambicien e pamohuar te tij per te kandiduar ne Tirane. Ne kete drejtim selia roze dhe vete kreu i saj nuk kane pranuar te bejne publike asnje emer alternativ madje Rama nuk ka hedhur poshte as nje rikandidim te tij. Si nje vendim qe do te konsultohet ne forumet e partise konturimi i kandidateve te mundshem pritet te behet pjese e debatit ne fillimin e vitit tjeter. Ketu duhet nenvizuar edhe angazhimi i opozites per zgjedhje te parakohshme te cilat po aktualizojne disa paradokse keshtu ne rast se opozita eshte serioze ne ate qe thote atehere do te ishte i panatyrshem nje rikandidim i Rames ne Tirane. Nga ana tjeter e njejta kerkese e formuluar me ngulm e ben te domosdoshem pjesemarrjen aktive ne reformen zgjedhore qe deri me tani eshte lene pas dore. Zgjedhjet ne cdo pikepamje mbeten shqetesim i PS-se dhe per kete Edi Rama e ka zgjeruar gamen e trajtimit duke adresuar problemin e listave edhe per Prezencen e OSBE-se ne Tirane e cila mbeshtet procesin. Nuk ka asnje transparence per levizjen e zgjedhesve nga njesia ne njesi. OSBE nuk mund te heshte me per kete ceshtje dhe as te mjaftohet me me perseritjen e recetes se vjeter zgjedhore. Nuk ka asnje efekt cudiberes qe garanton procesin zgjedhor. I jam ankuar OSBE te garantoje transparencen e domosdoshme per nje projekt qe rrezikon te keqperdoret nga Lulzim Basha dhe Ferdinand Pone per te manipuluar procesin zgjedhor u shpreh Rama gjate bashkebisedimit me gazetaret. Si oferte e vetme e Partise Socialiste per kapercimin e situates Rama ka servirur edhe nje here propozimet e njohura te opozites qe kerkojne ne thelb hetimin gjithanshem te zgjedhjeve te 28 qershorit. Sipas Rames anashkalimi i deritanishem i kerkesave te PS kane cuar ne mosarritjen e kriterit politik i cili ka si pasoje penalizmin e Shqiperise ne marrjen e statusit te vendit kandidat vendim qe pritet te behet i njohur pas tri ditesh. Kjo oferte e re duhet lexuar kuptuar dhe duhet pranuar nga qeveria sepse nuk ka asnje mundesi tjeter per ta zgjidhur kete krize qe i ka rrenjet tek kutite e Ruzhdieve te 28 qershorit te shkuar dhe qe pa pike dyshimi eshte me nje fuqi gravitacionale mbi procesin e ardhshem zgjedhor tha kreu i PS.