Konflikt per pagesen fadromisti sulmon policin
Bujar Koleci sulmoi dje nje efektiv te Policise Rrugore dhe shkaterroi veturen e policise pas nje sherri te dy diteve me pare
Fadromisti arrestohet me akuzen e kanosjes per vrasje dhe shkaterrimit te prones. I vihet ne ngarkim vetura e demtuar
Fadromisti tenton te vrase policin e qarkullimit pas grindjes per pagesen e nje pune te realizuar ne shtepine
e efektivit te policise rrugore. Pas sherrit me efektivin e policise i cili ishte duke kryer detyren e tij per normalizimin e trafikut fadromisti tentoi te vrase efektivin blu ndersa shkaterron me koken e fadromes autoveturen ne pronesi te komisariatit te Policise Rrugore.
Agresori arrestohet me akuzen e kanosjes per vrasje si dhe shkaterrimit te prones me mjetin e tij fadrome me targa TR 9762 J. Bujar Koleci 43 vjec banues ne Frutikulture te Kamzes u arrestua nga komisariati i Kamzes pasi dje paradite tentoi ta vriste me fadromen e tij efektivin e Policise Seit Bajrami banues ne fshatin Zall- Mner jo shume larg qytetit te Kamzes.
Fadromisti sipas burimeve te policise u ndalua menjehere pas incidentit me dy akuza ndersa mjeti u bllokua nga policia ne cilesine e proves materiale. Vec deklarimit te policit te sulmuar hetuesit e komisariatit te Policise se Kamzes moren deshmi edhe te personave te tjere te cilat ndodheshin ne vendin e ngjarjes duke marre prej tyre te dhena dhe detaje te rendesishme mbi ngjarjen.
Ekspertet ne vendin e ngjarjes kane fiksuar mjetin e demtuar makinerine e perdorur etj. Incidenti nisi dy dite me pare kur fadromisti ishte thirrur nga efektivi i policise per te kryer disa punime ne nje zone prane shtepise se tij.
Pas punes se kryer fadromisti i kishte kerkuar efektivit te policise nje shume parash per te cilat ky i fundit nuk kishte rene dakord dhe kishte pretenduar per me teper nga sa i kishte ofruar polici i qarkullimit.
Pas nje debati mes tyre fadromisti eshte larguar duke mos pranuar te marre parate. Nderkaq dje fadromisti Koleci ka pare qe njeriu per te cilin kishte punuar nje dite me pare ndodhej me sherbim prane kryqezimit te lagjes se njohur me emrin Frutikulture. Fadroma e drejtuar nga Koleci menjehere iu afrua me mjetin e tij industrial vendit ku sherbente polici dhe nisi te sulmoje ne drejtim te tij.
Me pas ai sulmoi veturen ne pronesi te Komisariatit te Policise Rrugore te Tiranes duke e shkaterruar ate. Per keto veprime Koleci duhet te pergjigjet ne prokurori ndersa ndaj tij jane ngritur dy akuza penale.