PD shpejton ligjin e spiuneve

Ai parashikon qe autoritetet me te larta te shtetit, presidenti, kryeministri, deputetet, ministrat, prokuroret, gjykatesit, ambasadoret, drejtuesit e policise dhe ata te pushtetit lokal te verifikohen, nese kane qene pjesetare te strukturave drejtuese politikeberese dhe zbatuese te dhunes se diktatures apo sigurimit te shtetit.
Nese ata verifikohen te tille, drafti i demokrateve parashikon largimin e tyre nga funksioni aktual. Ky projektligj, qe nis veprimin nga 29 nentori 44 deri ne 8 dhjetor 90, u miratua vetem me votat e demokrateve, te cilet nuk pranuan kerkesen e socialisteve per te shtyre edhe disa dite diskutimin, kur ne komision te ishte i pranishem relatori i tyre per draftin, Arben Isaraj.
Por sipas demokrateve, miratimi nuk mund te shtyhej me, pasi ne keto 6 muaj shtyrjeje ata kishin verifikuar mungese vullneti nga socialistet. “Ne ne menyre te qarte kemi kerkuar konsensus. Por nuk gjetem vullnet dhe nuk mund ta zvarrisnim me”, ka deklaruar deputeti demokrat Aldo Bumci.
Ai eshte ndeshur me repliken e socialistit Majko dhe ate te deputetit te LSI Spartak Braho, i cili eshte shprehur: “mbaroi dashuria dhe filloi lufta midis jush”.
Miratimi i njeanshem i draftit nga demokratet u be pasi socialistet braktisen sallen e komisionit te ligjeve, duke i bere nje thirrje kryeministrit Berisha, qe sipas tyre ka marre vendimin per ta rifutur kete ceshtje ne rendin e dites.
“I kerkoj kryeministrit se ka disa gjera ne kete vend, perfshire historine e ketij vendi, qe nuk duhet t’i beje me gjaknxehtesi”, eshte shprehur sekretari ligjor ne PS, Fatmir Xhafa.
Eshte ende e paqarte nese drafti i miratuar pa konsensus do te kaloje menjehere per votim ne seance apo do te jete ne nje kohe te perafert me shqyrtimin e dekretit te presidentit per Kodin Zgjedhor dhe ligjin per Prokurorine e Pergjithshme.
Por i qarte eshte fakti se ne draftin e miratuar nga demokratet nuk parashikohet qe te lene funksionin e tyre ministrat e periudhes 44-90, disa prej te cileve jane aktualisht personazhe te njohur te jetes politike.
E kunderta ndodh me ish-anetaret e byrose politike, kryetaret e Gjykates se Larte, prokuroret e pergjithshem, ish-hetuesit dhe gjykatesit e proceseve politike dhe natyrisht me cdo ish-punonjes te sigurimit te shtetit dhe bashkepunetore te tij, te perfshire ne procese politike.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code