Pronat, shqiptaret te pa siguruar

Te dhenat me te fundit zyrtare aga autoriteti mbikeqyres financiar tregojne se pjesa derrmuese e tregut te sigurimeve eshte i detyrueshem, ndesa sigurimi i lire i prones perben vetem 25 per qind te tij.
Ne Shqiperi tregu i sigurimeve eshte mesatarisht 10 euro per fryme kur ne vendet e tjera te rajonit, si Maqedonia dhe Sllovenia, shifrat jane perkateisht 40 dhe 100 euro per fryme.
“Arsyeja e pare eshte mungesa e kultures per tregun e sigurimeve dhe e dyta eshte mendimi i pronareve se nuk ndodh gje”, shprehet specialisti Avni Ponari.
Pjesa derrmuese e atyre qe sigurojne pronen jane te huaj. “Investitoret e huaj bejne te gjitha format e sigurimit dhe bankat kerkojne sigurimin e gjithe projekteve. Ne institucione bizneset shqiptare jane pjeserisht te siguruara”, shton Ponari.
Edhe pse gjate ketij viti sigurimi i prones ka patur nje rritje relativisht te larte nga nje vit me pare, serish krahasuar me vendet e rajonit ai mbetet i ulet.
Sipas te dhenave zyrtare nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare, per dhjetemujorin shqiptaret kane paguar per te siguruar pronen e tyre rreth 1.53 miliarde leke, ose afro 16 milione dollare kundrejt 10 milione dollareve te se njetes periudhe per vitin 2007.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code