E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset kerkojne ndihmen e shtetit

Brenda pese ditesh dy biznese te medha u perfshine nga zjarri. Kompania e hidrosanitareve “Henri”, por edhe magazinat e mobiljeve dhe fabrika e perpunimit te drurit “Ardeno”, te cilat ndodhen pergjate autostrades Tirane-Durres, pesuan deme te medha ekonomike.

Por cila eshte gjendja e tyre aktuale dhe sa e veshtire eshte qe ata te rimekemeben? “Eshte shume e veshtire, por po perpiqemi te qendrojme ne kembe”, deklaron Ylli Xhakollari, pronar i firmes “Henri”. Ndersa Tonin Alla, administrator i “Ardeno” shprehet: “Eshte e veshtire rimekembja e biznesit. Eshte toka por edhe asfalti eshte i djegur”.

Te dy bizneset nuk ishin te siguruar, ndaj dhe nuk mund te perfitojne nga kompanite e sigurimit. Por dy pronaret e demtuar ndajne qendrime te ndryshme mbi shkaqet e mosperfitimit.

“Ne kemi qene te siguruar per dy vjet, por sigurimi ka mbaruar. Nje neglizhence nga kompania dhe banka”, sqaron Xhakollari. “Une momentalisht nuk kam qene i siguruar. Mangesite kane qene ne hipoteke, ku kam kerkuar certifikaten e pronesise dhe nuk me eshte dhene. Kam nisur kerkesen ne hipoteke edhe me formularin A6, por asgje”, shton Alla.

Bizneset ishin te pajisura me sistemin anti-zjarr, por flaket e zjarrit kane pushtuar gjithe godinen duke shkaktuar nje dem ekonomik prej disa milione eurosh. Biznesmenet kerkojne qe per disa vjet te ndihmohen nga shteti shqiptar duke mos u tatuar.

Nga ana tjeter, ekspertet e policise jane duke hetuar per shkaqet e zjarrit qe perfshiu keto  dy biznese brenda nje jave. Por arsyet e rimekembjes se veshtire kapercejne ato te oborrit te bizneseve te tyre te shkrumbuara ne pak ore nga zjarret e medha te javes se shkuar.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›