Antikrimi ekonomik sekuestron 8 ton mall kontrabandë
Sektori i krimit ekonomik financiar në drejtorinë e policisë së Elbasanit ka bërë të mundur sekuestrimin e 8 ton malli kontrabandë. Një sasi e tillë i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 4 mijë eurove.
ELBASAN- Sekuestrohen 8 ton mall kontrabandë, nga sektori i krimit ekonomiko-financiar pranë drejtorisë së policisë së Elbasanit. Një tregtar është arrestuar në flagrancë, ndërsa janë në procedim penal në gjendje të lirë dhe dy doganierë. Nga burimet policore, konfirmohet se 53 vjeçari Tajar Pëllumbi, nga qyteti i Cërrikut, është arrestuar në flagrancë teksa ka arritur që me mjetin e tij tip kamion benz me targa TR 94 73 N në bashkëpunim me dy doganierët Ilirjan Beqiri dhe Laurent Nano të fusin mallra kontrabandë në Shqipëri, nga Greqia. Po sipas të njëjtave burime, Pëllumbi gjatë ditëve të fundit ka bërë 6 rrugë vajtje ardhje në shtetin fqinj, duke arritur që edhe në rastet e tjera ta fshehë deklarimin e sasisë së mallit në bashkëpunim me dy punonjësit e doganës. Dëmi i shkaktuar, nga kjo sasi malli kontrabandë, kap shifrën e 4 mijë eurovë. Sasia e sekuestruar është e llojeve të ndryshme, nga mallra elektronike deri në ato kozmetike. (a.r/news24/balkanweb)