E Diel, 1 Nëntor 2026

PD sulmon Bejlerin. Gjyqtarja Ne karrieren time asnje qendrim politik

E dekretuara nga Presidenti per Gjykaten e Larte pyetet per ligjin e lustracionit

Kandidatura e paraqitur nga Presidenti Topi per gjyqtare te Gjykates se Larte Manjola Bejleri dha dje llogari ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve per deklaratat dhe veprimtarine e saj gjate kohes qe drejtonte Shoqaten Kombetare te Gjyqtareve. Ne kuader te seances degjimore qe mbahet per kandidaturat e Presidentit Topi per gjyqtare dhe ne kembim te votes se deputeteve te mazhorances per ta emeruar si gjyqtare Bejleri ka sqaruar qendrimet e saj te meparshme kunder nismes se lustracionit pastertise se figurave kundrejt komunizmit. Ishte deputeti i PD-se Fatos Hoxha i cili ne mbledhjen e djeshme te Komisionit te Ligjeve ka kerkuar shpjegime ne lidhje me qendrimin e Shoqates Kombetare te Gjyqtareve per kete nisme gjate kohes kur kjo shoqate drejtohej nga Bejleri. Nga ana e saj kandidatura e Topit deklaroi fillimisht se kjo nuk ishte nje deklarate e saja personale por nje vendim i marre nga kryesia e kesaj shoqate. Nga ana tjeter Bejleri theksoi disa here se kjo deklarate nuk ka pasur asnje qendrim politik gje e cila sipas saj ka qene e theksuar edhe ne momentin qe ajo eshte hartuar.

Doja te vija ne dukje se kjo deklarate pro rrezimit te ketij ligji eshte bere ne emer te shoqates pas nje vendimmarrje te marre nga kryesia. Dua te theksoj se kjo deklarate ne tri pika kryesore qe ka theksuar nuk ka asnje thenie politike. Eumlshte nje akuze shume e rende qe i thuhet nje grupi gjyqtaresh se kane bere nje deklarate politike nderkohe qe kjo bie ndesh me aktivitetin qe nje gjyqtar duhet te kryeje konform ligjit per organizimin e procesit gjyqesor i cili e shpreh qarte se gjyqtarit i ndalohet kategorikisht veprimtaria politike theksoi ne menyre te qarte ish-kryetarja e Shoqates Kombetare te Gjyqtareve. Sipas saj nga ana e shoqates kjo nisme eshte kundershtuar per shkak se nje pjese e saj binte ne kundershtim me ligjet dhe Kushtetuten e vendit tone ne lidhje me nje organ qe pritej te krijohej. Ne jemi shprehur qarte se nuk jemi kunder ligjit per pastertine e figurave. Por ne kete projektligj ashtu sic u theksua dhe ne vendimin e Gjykates Kushtetuese krijohej nje organ i ri teresisht politik i cili percaktonte kriteret per gjyqtare. Ky ligj kushtetutshmerish vihej mbi te gjitha organet kompetente per shkarkimin e gjyqtareve. Pra ky ishte nje percaktim antikushtetues te cilin e ka percaktuar edhe Gjykata Kushtetuese ne vendimin e saj sqaroi Bejleri ne lidhje me pyetjen qe iu drejtua nga ana e deputetit demokrat Fatos Hoxha. Nga ana e saj Bejleri nuk u shpreh e shqetesuar ne komision ne lidhje me faktin se Keshilli i Larte i Drejtesise nuk e kishte zgjedhur per te qene nje gjyqtare apeli duke e konsideruar kete nje vendim subjekt dhe duke theksuar se ky vendim nuk me ka penguar qe une te jem kandidate per ne Gjykaten e Larte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›