E Diel, 1 Nëntor 2026

Rregullat pas liberalizimit dokumente dhe sqarime per udhetimin

Udhezimet Qytetaret shqiptare duhet te paraqesin shkresa sqaruese ne pikat doganore

Levizje pa viza ne Europe nuk do te thote levizje pa detyrime. Ndonese pas 15 dhjetorit te ketij viti qytetaret shqiptare do te kene mundesi te levizin me pasaporten e tyre biometrike drejt vendeve te Europes ne kufijte ajrore tokesore dhe detare ata duhet te paraqesin disa dokumente shtese permes te cilave do te justifikojne qendrimin e tyre ne vendet e BE-se. Keshtu ne rast se qytetaret shqiptare do te shkojne per qellime mjekesore ata duhet te paraqesin ne kufi edhe korrespodencen me institucionin shendetesor ku do te shkojne. Nga ana tjeter qytetaret shqiptare te cilet levizin per qellime turistike duket te tregojne ne kufi rezervimin e hotelit. Po keshtu ne rast se ata vizitojne te aferm te tyre ne ndonje nga vendet europiane atehere ata do te detyrohen te paraqesin adresen ku do te qendrojne dhe po keshtu kontaktet telefonike te personit qe do ti prese. Ne te gjitha rastet qytetaret shqiptare duhet ta justifikojne nga ana monetare qendrimin e tyre ne vendet e BE-se. Po keshtu eshte e rekomandueshme qe se bashku me bileten e vajtjes te paraqitet edhe nje bilete kthimi per te qene me transparente ne lidhje me itinerarin e tyre te udhetimit. Eumlshte e udhes qe secili nga udhetaret ti binde strukturat e policise kufitare qe e ka te justifikuar udhetimin e tij dhe po keshtu se do te kthehet perseri ne vendin e tij. Nga ana tjeter mosrespektimi i ketyre masave mund te sjelle pasoja te renda per vazhdimesine e udhetimeve te qytetareve ne Europe. Keshtu qytetari shqiptar per mosrespektim te rregullave te hyrjes mund te gjobitet me shuma qe arrijne deri ne tre mije euro. Por ne rast shkeljesh vendet anetare kane te drejten tia pezullojne nje shqiptari udhetimin ne vendet e Bashkimit Europian per pese vite. Nga ana tjeter shtetasit shqiptare duhet te fiksojne ne menyre perfundimtare se liberalizimi i vizave nuk u lejon atyre te drejten te punojne dhe te kerkojne strehim ne ndonje nga vendet e BE-se. Ne rast se ata deshirojne te punojne dhe te jetojne ne nje nga vendet e Europes atehere ashtu si edhe me pare ata duhet te paraqiten prane ambasadave te vendeve te BE-se ne Shqiperise ku do te kene mundesine te pajisen me nje vize e cila do tju siguroje mundesine e punesimit dhe te strehimit. Me liberalizimin aktual shqiptaret do te kene mundesi vetem te qendrojne ne vendet e BE-se per tre muaj brenda aftit njevjecar. E drejta e levizjes se lire u eshte siguruar tashme te gjithave vendeve te Ballkanit Perendimor duke perjashtuar shtetin e Kosoves.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›