Ambasadorja egjiptiane Levizja e lire nje mundesi zhvillimi
Ambasadorja e Egjiptit ne Tirane znj.Amina Groma e ndodhur per fundjave ne Gjirokaster se bashku me ambasadoren e Mbreterise se Bashkuar znj.Fiona Mclleham eshte prononcuar per mediat lidhur me vendimin per heqjen e vizave Shengen per shtetasit shqiptare. Vendimi per heqjen e vizave ndaj shtetasve shqiptare qe deshirojne te levizin ne hapesirat e vendeve nenshkruese te marreveshjes Shengen ne Europe eshte nje hap i rendesishem drejt proceseve integruese ne Shqiperi dhe drejt afrimit te saj me keto vende tha per gazeten Shqip znj.Amina Groma. Gjate qendrimit te saj per nje periudhe dyvjecare si ambasadore e Egjiptit ne Shqiperi znj.Amina Groma tha se ka konstatuar dhe vleresuar pasurite e medha te trashegimise kulturore te ketij vendi si deshmi te zhvillimi njerezor gjate te gjitha periudhave historike si dhe ka perjetuar ndryshime ne te gjitha aspektet e ketij vendi. Gjithashtu ajo u shpreh se keto deshmi perbejne nje mundesi te jashtezakonshme per zhvillimin e turizmit kulturor.