E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Shqiptaret hoqen me vizat nje barre te rende

Kryesocialisti vleresoi se procesi ishte merite e shqiptareve europiane

Liberalizimi i vizave ka sjelle opoziten socialiste ne nje pozicion te ri etik me publikun dhe qytetaret shqiptare. Kreu i saj Edi Rama percolli dje per mediat falenderimet e veta per qytetaret shqiptare duke vleresuar sakrificat dhe perpjekjet e tyre qe sipas tij jane investimi me i madh i qasjes per integrimin ne Europe. Eumlshte legjitime sot qe te gjithe shqiptaret te ndihen te cliruar nga nje peshe e rende. Besoj se sot eshte dita per te perseritur nje apel dhe per ta bere kete te perbashket me Europen qe sa me shpejt ta shembe murin e vizave edhe me te tjeret me pjesen tjeter te kombit tone qe jeton ne nje shtet tjeter ne shtetin me te ri te Europes ne Kosove dhe qe mbetet ende e izoluar matane murit te vizave qe sot si nje paradoks eshte shkurtuar dhe eshte kthyer thjesht ne nje unaze qe rrethon vetem Kosoven tha ai. Pertej vleresimeve per daten e djeshme apeli i kreut socialist ka vene theksin te statusi i mbetur per Kosoven e cila ka brenda te vetmit ballkanas qe nuk do te gezojne ende te drejten e levizjes se lire. Shqiptaret keshtu per arsye historike do te vijojne edhe per disa kohe izolimin nga BE-ja i cili ka paralajmeruar hapjen e procesit edhe per shtetin e ri. Por nuk ka mbetur pa u nenvizuar edhe momenti politik nga ana e Edi Rames i cili ne menyre tangjente ka prekur edhe kontributin ne arritjen e tij. Do te beja ftesen time modeste qe politika te bente nje hap prapa sot dhe le tua leme qytetareve e qytetareve te ketij vendi mundesine ta shijojne kete dite pa u trazuar nga tamtamet e propagandes dhe nga shprehjet e papershtatshme te pavenda dhe te rrahjes se gjoksit se e kujt eshte merita per kete. Ky eshte nje projekt europian dhe ky eshte projekti i shqiptareve dhe shqiptareve si europiane dhe europiane. Ka dite te tjera per te bere bilance vijoi Edi Rama. Duke ndier lojen propagandistike me vendimin e djeshem kreu socialist ka kanalizuar qendrimin drejt arsyeve njerezore dhe pasojave elementare te liberalizimit. Perfundimi i sfilitjeve para dyerve te ambasadave nje lehtesim i levizjes drejt BE-se si dhe nje perfitim i nje statusi te ri ne raport me kontinentin jane renditur nga Rama si produkti real per te cilin investuan te gjithe. Ne kete kuader ai ka shprehur vleresimin maksimal per kontributin e Partise Socialiste e cila ka rolin e vet ne nje proces qe dje ka finalizuar nje nga fazat me thelbesore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›