E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD thirrje Rames Lejo deputetet te votojne ligjet e integrimit

Partia Demokratike ka reaguar sot pas mos pjesëmarrjes së opozitës nëmbjedhjen e djeshmë të Komisionit të Ligjeve ku do të shqyrtohej ligji për gjykatën e Lartë, i propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste dhe një nga prioritetet kyce të kërkuara nga KE. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e kësaj force politike Silvi Bardhi ka akuzuar liderin e opozitës Edi Rama urdhëroi dje përfaqësuesit e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të largoheshin për vakanca e të mos merrnin pjesë në shqyrtimin amendimeve të ligjit për Gjykatën e Lartë, duke bllokuar në këtë mënyrë integrimin e vendit.

“Miratimi i këtyre amendimeve të ligjit për Gjykatën e Lartë është një nga kerkesat e drejta të Brukselit për Shqipërinë. Me këtë rast sqarojmë qytetarët se, amendimet e ligjit të Gjykatës së Larte u propozuan nga vetë deputetët e Partisë Socialiste gjatë shqyrtimit dhe miratimit të ligjit të Gjykatës Administrative, votimin e së cilit z.Rama e bllokoi në Parlament për rreth dy vjet. Ky bllokim i radhës i z.Rama i ligjeve me tre të pestat që kërkohen nga Brukseli për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqiperinë pas votimit konsensual të amandamenteve kushtetuese për kufizimin e imunitetit, tregon se kryetari i Partisë Socialiste është penduar thellë që lejoi deputetët e tij të votonin kufizimin e imunitetit të cilin Partia Socialiste e kishte bllokuar 10 vite me radhë për interesa personale të deputetëve të saj miliarderë”- deklaroi zëdhënësja Bardhi.

Sipas saj me urdhrin e tij të djeshëm për largimin e deputetëve socialistë nga shqyrtimi i amendamenteve të ligjit për Gjykatën Kushtetuese z. Rama fakton se alternativa e tij e vetme është Blloku dhe bllokimi i çdo hapi që afron shqiptarët me Bashkimin Europian.
“Me këtë akt ai dëshmoi se në rast se u detyrua nën presionin e fortë të socialistëve të thjeshtë të votonte zhveshjen nga imuniteti të deputetëve socialistë miliarderë, ai mbetet i vendosur të përdorë verbërisht dhe në kundërshtim me interesat jetike të çdo qytetari shqiptar pushtetin që i kanë dhënë zgjedhësit e tij, për të bllokuar rrugën e shqiptarëve drejt Bashkimit Europian”- theksoi Bardhi, e cila shtoi se Kryetari i Partisë Socialiste politikën bllokatore në votimin e ligjeve me tre të pestat e konsideron si levën më kryesore për dëmtimin e qeverisë, ndonëse në të vërtetë ai shkelmon para së gjithash interesat e qytetarëve shqiptarë dhe të Shqipërisë.

“Ai beson verbërisht se për bllokimin e votimit të ligjeve me tre te pestat në Parlament zgjedhësit shqiptare do të bëjnë pergjegjes jo Partinë Socialiste që nuk voton këto ligje madje edhe kur ajo i propozon vetë, por shumicën qeverisëse që është e gatshme t’i votojë ato në çdo kohë.

Z.Rama beson se me bllokimin e reformave që kërkojnë tre të pestat në Parlament do të ulet më shpejt në karrigen e amshuar të pushtetit”- vijoi zëdhënësja e PD.

Gjithatu në deklaratën e PD citohet se me këtë qëndrim Rama nga njëra anë dëshmon se për karrigen dhe pushtetin e tij personal është i gatshëm të dhunojë edhe ëndrrën më të bukur të rinisë dhe mbarë shqiptarëve dhe nga ana tjetër tregon se e ka lexuar së prapthi leksionin e zgjedhjeve lokale të vitit që shkoi në të cilat ai personalisht dhe politika bllokuese e tij, përjetuan disfatën më të thellë dhe të hidhur të jetës së tij politike.

Partia Demokratike i bën thirrje z.Rama të vendosë interesat jetike europiane të të rinjëve shqiptarë mbi interesat e ngushta të pushtetit të tij personal dhe të lejojë deputetët e tij të votojnë në Parlament ligjet dhe reformat e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›