FMN mesazhe evropianeve Zgjidhni krizen rrezikon te perkeqesohet

Nuk mund të lihen gjërat përgjysmë, është kjo këshilla e dhënë ng Christine lagarde e cila në prag të takimit vjetor të FMN-së që do të mbahet në Tokjo. Numri një i fondit monetar i është drejtuar jo vetëm Europës e cila mbetet epiqendra e krizës por edhe SHBA që sipas saj kanë ende shumë probleme të pazgjidhura në mënyrën e duhur. Në fjalët e drejtoreshës së FMn shprehet shqetësimi për një krizë që ende nuk është zgjidhur dhe që rrezikon të përkeqësohet sërish në të gjithë botën, pasi problemet janë kudo shprehet Lagarde dhe duhet të zgjidhen realisht, jo të lihen përgjysmë. Gjatë takimit vjetor të institutit të Uashingtonit do të bëhen publike parashikimet e reja të rritjes globale dhe nga sinjalet e para duket se shfaqet një kuader që në muajt e fundit është përkeqësuar. Sipas FMN rritja botërore për këtë vit do të arrijë në 3,5% dhe 3,9% vitin e ardhshëm. Mesazhi që u drejtohet europianëve është i qartë; duhet të marrin me shpejtësi të gjitha veprimet e koordinuara të nevojshme për fuqizimin e eurozonës. Por kjo nuk mjafton, duhet të dërgojnë sinjale më të forta dhe më të qarta për planet afatgjata të bashkimit monetar. Vetëm duke e ditur se cdo të ndodhë në dekadën e ardhshme investitorëve mund tu rikthehet besimi ka thënë lagarde. Asnjëherë si tani periudha afatgjatë nuk ka pasur rëndësi mbi atë afat shkurtër. Për këtë shton ajo është i rëndësishem rikapitalizimi i bankave, fuqizimi i fondit të shpëtimit të shteteve në vështirësi si dhe unifikimi i vigjilencës mbi bankat e eurozonës. Por është e rëndësishme edhe realizimi i këtyre premtimeve, pasi thotë Lagardë duhet tu paraprijmë perspektivave të njerëzve duke filluar nga investitorët të cilët duhet të jenë të bindur se bashkimi aktual do të mbijetojë me kohën. Shefja e FMN rithekson kështu edhe mbështetjen e saj për BQE për vendimi e ndërhyrjes në tregjet kombëtare të bonove sovrane për të ndihmuar vendet si Italia dhe Spanja të cilat janë të angazhuara të rimëkëmbin llogaritë publike dhe refromat. FMN është e gatshme të bëjë pjesën e vet në këtë përballje.