PD zgjedh nesër kreun e ri, Basha: Forcë për ta ringritur, Berisha burim frymëzimi
TIRANË- Një dita para zgjedhjeve për kreun e ri të PD-së, kandidati Lulëzim Basha ka mbyllur fushatën në një takim me anëtarët e njësive 1,3,4 dhe 11 në kryeqytet.
Përpara mbështetësve të tij, Basha premtoi se zgjedhjet e nesëme në PD do gjejnë mënyrën për tu ringritur dhe për të fituar beteja të tjera.
“Kjo garë po vërteton se si ne demokratët në momentet jo më të mira tonat rreztojmë vlera dhe dinjitet për qytetarët e politikën shqiptare. Falenderoj nga zemra cdo anëtar që u përfshi në këtë proces të jashtëzakonshëm dhe emancipues. Të nisim rrugën tonë drejt rikthimit dhe fitores. Kemi vendosmëri për tu ringritur”, tha ai.
Më tej Basha lëshoi një thirrje për bashkim mes cdo demokrati. “Në këtë garë, që në momentin e parë kam pasur një thirrje, kërkesa ime e parë, e dytë dhe e tretë e ndaj cdo demokrati, është që edhe sot të jemi më të bashkuar dhe me afër se kurrë me njëri-tjetrin”.
Duke u ndalur tek zgjedhejt e 23 qershorit, Basha u shpreh se pas zgjedhjeve të reja brenda PD-së do të bëhet edhe një analizë për të gjetur pikat e forta dhe të dobëta të forcës së djathtë, më të madhe në vend.
“Rezultati nuk ishte ai që prisnim, dëshironim, për të cilin kishim punuar. Këto ditë dhe javë kanë qënë të një reflektimi të thellë. Ky tur takimesh e ditët para tij më kanë dhënë mundësinë të ndjej dhe prek hidhërimin për humbjen të militantëve anë e mbanë vendit. Kam dëgjuar dhe ndjerë tronditje, edhe për dorëheqjen e liderit tonë historik, Sali Berisha”, tha Basha ndërsa shtoi se, “Do bëhet një analizë për humbjen e zgjedhjeve, të evidentojmë pa emocion gjithcka që bëmë në këtë fushatë e vitet pararendëse”, tha ai.
VIJON