Reshjet e shiut, bllokohet prej 5 orësh aksi rrugor Kukur-Gramsh
GRAMSH- Sikur të mos ishim në mes të stinës së verës nuk do çuditeshim për motin me reshje të dendura shiu që ka prekur zonën e Gramshit. Raportohet se në këtë zonë prej disa ditësh jo vetëm bien reshje të dendura shiu, por ato janë bërë problem edhe për bllokimin e rrugëve dhe dëmtimin e të mbjellave.
Raportohet se prej 5 orësh është bllokuar ditën e sotme edhe aksi rrugor Kukur –Gramsh, i pasoë e reshjeve të dendura. Kryetari i komunës Kukur, Luan Kokla ka apelur që të ndërhyet menjëherë për zhbllokimin e situatës.
“I bëj apel instancave për ndërhyrje emergjente”, ka thënë ai.
Ndërkohë që në këtë komunë prej 5 orësh është ndërprerë edhe energjia elektrike. Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme si pasojë e reshjeve janë rrëzuar disa shtylla të energjisë elektrike në Gramsh, duke lënë pa drita disa komuna.
(m.a/BalkanWeb)