Belgjikë, mbreti Filip bën betimin si kreu i ri i monarkisë
BRUKSEL - Filipi, djali i Albertit të II, është mbreti i ri i Belgjikës.
Ai bëri betimin gjatë ceremonisë solemne në ndërtesën e Parlamentit të vendit, ku të pranishëm ndodheshin deputetë e Dhomës së Ulët dhe të Senatit, gjatë të cilës nisi zyrtarisht edhe marrja e detyrës së kreut të Monarkisë Belge.
Po ashtu, e pranishme gjatë ceremonisë, veç figurave më të larta të shtetit, ishte edhe bashkëshortja e Filipit, Matilda, mbretëresha e re e Belgjikës, e cila shoqërohej nga katër fëmijët e çiftit mbretëror.
(m.a/ansa/BalkanWeb)