Sali Berisha i dorezon te henen Presidentit Nishani doreheqjen
Pasi e bëri publike në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, kryeministri Sali Berisha do t’i dorëzojë të hënën paradite Presidentit të Republikës aktin e dorëheqjes. Për të qendruar në detyrë deri në betimin para kreut të shtetit të kabinetit të ri qeveritar.
Lëvizja politike e kreut të qeverisë do të bëhet vetëm pak orë para nises së seancës së parë plenare të legjistraurës së re, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Kushtetuta e Republikës, saktëson në nenin 96 të saj se Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Kreu i shtetit ka një afat kohor prej 10 ditësh për të deklretuar qeverinë e re. Pak ditë më parë, në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Presidenti Nishani tha se me të ardhur propozimi brenda datës 10 shtator mund të dekretohet kryeministri i ri.
Neni 97 i ligjit themeltar të shtetit, saktëson se kryeministri i emëruar i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij. Kushtetuta sanksionon se para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat betohen para Presidentit të Republikës.