PD zhvendoset në selinë e re. Basha takon Arvizu në 14:30
Takimi i parë në selinë e re të Partisë Demokratike, e cila u zhvendos tek Shtëpia Qendrore e Ushtrisë do të jetë pikërisht ajo me ambasadorin e SHBA-së, Aleksandër Arvizu.
takimi do të zhvillohet sot rreth orës 14:30 .
Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit të kësaj force politike.
Po sipas të njëjtave burime, mësohet se takimi mes tyre do të zhvillohet në ambientet e selisë së re të kësaj partie tek ish- SHQUP.
Ndërkohë që selia e re e PD do jetë ish-SHQUP, ajo e vjetra do ti kalojë Bashkisë së Tiranës.