E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama vijon vizitën në Francë, intervistë me Frederic Mitterrand

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, është duke vijuar vizitën e tij në Francë. Pas takimit me ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Laurent Fabius, Rama ka dhënë një intervistë për ish-ninistrin e Kulturës së Francës Frederic Mitterrand për radio France Inter.

Në radion France Inter me intelektualin e famshëm, ish-ministrin e Kulturës së Francës Frederic Mitterrand, shprehet Rama në rrjetet sociale, ndërkohë që e ka shoqëruar këtë intervistë edhe me një foto.

Që pas zgjedhjeve të 23 qershorit, Rama ka zhvilluar disa vizita të rëndësishme nën cilësinë e kryeministrit të ardhshëm në Itali, Greqi, Turqi dhe tashmë edhe në Francë.

france

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›