E Enjte, 5 Nëntor 2026

Selia e PD, 3 ditë pas protestës, mbaron pastrimi, nis riparimi i dëmeve

Protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, duket se la pas dëme të konsiderueshme në selinë e PD. Vetëm 3 ditë pas kësaj proteste, të gjitha materialet e dëmtuara janë larguar nga ambientet e selisë dhe ka nisur rikonstruktimi i saj. Bëhet me dije se po vijojnë punimet në ndërtesë pas dëmeve të shkaktuara nga protesta e së shtunës. Si pasojë e përplasjeve, selia e PD-së pësoi dëme në fasadë, por edhe brenda zyrave, siç tregoi për mediat kryetari i PD-së, Lulzim Basha, po atë pasdite. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›