E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDI kërcënon: Rinumërim në Fier ose rishohim koalicionin

“Partia Per Drejtesi dhe Integrim shpreh bindjen se kjo forcë duhet të ketë më shumë mandate në këto zgjedhje, për këtë arsye kërkojmë nga dy forcat politike që të rinumërojnë kutitë e votimit në të cilat ne si forcë politike kemi hasur parregullsi, sidomos në qarkun e Fierit ku PDI ka humbur mandatin e fituar”-theksoi kryetari i kësaj partie Tahir Muhedini.

Madje, PDI-ja ka kërcënuar Partinë Demokratike se nëse nuk e përkrah kërkesën e saj, do të rishikojë marrëveshjen parazgjedhore. “Partia per Drejtesi dhe Integrim mendon se perfaqesimi ne parlament i saj dinjitoz me një grup parlamentar do të mundësonte dhe zgjidhjen e çështjes Çame në kohë sa më të shkurtër. Çështja Çame është  konsideruar nga nderkombëtarët si një kusht i rendësishëm për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”-vijoi .

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›