PDIU, Idrizi: Duhet zgjidhur përfundimisht çështja e pronave
TIRANE- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar pasditen e sotme takimin e radhës elektoral në Qakun e Tiranës, ku është takuar me banorët e Njësisë Nr. 3 në kryeqytet. Kryetari i PDIU-së, zoti Shpëtim Idrizi ka prezantuar përpara banorëve të kësaj zone, kandidatin e PDIU-së për Qakrun e Tiranës, zotin Tahir Muhedini.
Në fillim të fjalës së tij, zoti Idrizi është ndalur tek situata në Kosovë dhe arrestimi i anëtarëve të grupit të Drenicës, duke e quajtur këtë një veprim të papranueshëm. “Sot në një gazetë, një analist qortonte klasën politike për heshtjen e mbajtur për arrestimin e heronjve të grupit të Drenicës. Na përfshinte dhe ne si parti që ka heshtur. PDIU ka reaguar e para, dhe do të vazhdojë ta bëjë sot. Ne jemi në marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë partitë politike në Kosovë. Çfarë do të themi për arrestimin e komandantëve të UÇK-së, të grupit të Drenicës mes të cilëve dhe ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, ish shefin e shtabit të përgjithshëm, Sulejman Selimi? Është skandaloze që dikush të arrestohet për rrahje të kryera gjatë periudhës së luftës, pra 15 vjet më parë, apo për vrasje të shefit të policisë së Drenicës, një krimineli me uniformë. Ne mendojmë se është gabim i madh ky arrestim, që ndonjë prokuror ndërkombëtar e bën për të treguar protagonizëm të sforcuar brenda Kosovës. Ne mendojmë se EULEX-i duhet të jetë i matur në veprimet që bën, sepse s’duhet të krijohet ndjenjë armiqësore midis popullit të Kosovës dhe partnerëve europianë. PDIU mendon se duhet të përdoren të gjithë rrugët legale, protestat e ligjshme por brenda kufijve ligjorë të qytetarëve, pa hyrë në konflikt me partnerët perëndimorë. Nëse këto arrestime janë si pasojë e ndonjë përpjekje për ekuilibrim të bisedimeve të Brukselit, mendojmë se ka gabim të madh në këtë përpjekje për të barazuar kriminelin me viktimën.” – u shpreh Idrizi.
Më tej, kryetari i PDIU-së, është ndalur tek problemi i pronave si një prej shtyllave kryesore të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. “Duhet zgjidhur përfundimisht çështja e pronave brenda këtij mandati, sepse po harxhohen shumë para, shumë energji, për konfliktet gjyqësore. Tregu i pronës duhet të jetë funksional, sepse nuk ka kapitalizëm pa treg të pronave, pa treg të tokës . PDIU që është përkushtuar për çështjen çame, kërkon të njëjtën zgjidhje dhe për çështjen e pronave në Shqipëri.” – u shpreh ai.
Në fund të fjalës së tij, zoti Idrizi u bëri edhe njëherë thirrje të gjithë banorëve të Njësisë Nr.3 që më datë 23 qershor të votojnë numrin 50, të votojnë Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet si forca e vetme politike që në themel të saj ka çështjen kombëtare dhe që në katër vitet e shkuara ka punuar me gjithë forcën e saj për të çuar përpara çështjen kombëtare dhe për të zgjidhur çështjen çame.
Në këtë takim, kandidati për deputet i PDIU-së për Qarkun e Tiranës, zoti Tahir Muhedini falenderoi të gjithë ata qytetar të Tiranës që në vitet më të vështira kanë ndihmuar shqiptarët e Çamërisë duke u hapur atyre dyert e shtëpive. “Unë dua t’ju falenderoi të gjithëve për atë që keni bërë për të parët tanë dhe për këtë ne do t’ju jemi mirënjohës gjithë jetës. Unë ju ftoj sot që në emër të dashurisë për Shqipërinë të votoni numrin 50, Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, sepse ne e duam Shqipërinë e bashkuar.” – mbyllin fjalën e tij zoti Muhedini.
(m.a/BalkanWeb)