E Diel, 1 Nëntor 2026

De Biazi zbulon edhe 8 emra të tjerë për kombëtaren kundër Norvegjisë

TIRANE- Trajneri i ekipit tonë kombëtar, Xhani De Biazi, ashtu siç kishte premtuar, ka zbuluar edhe emrat e tjerë për t’u grumbulluar me 18 kuqezinjtë e tjerë që po stërviten në Durrës. 

Hamdi Salihi, Emiljano Vila, Valdet Rama, Vullnet Basha, Ergys Kaçe, Amir Abrashi, Elseid Hysaj dhe Ilir Berisha janë 8 lojtarët më të fundit të grumbulluar për ekipin kombëtar, duke e çuar në 26 listën e futbollistëve.

Pritet leja e aktivizimit për V.Bashën, I. Berishën. A.Abrashin dhe V.Ramën. Nga sa shihet, është lënë jashtë Armando Sadiku, i cili ka shënuar 2 gola në ndeshjen e tij të fundit në kampionatin zviceran.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›