E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU, Idrizi: Të ngremë një panteon për ata që kontribuuan

TIRANË Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ishte një tjetër forcë politike që dje, me rastin e 99-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë ngriti skenën festive. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi se ka ardhur koha për ndërtimin e një panteoni shqiptar, për t’iu përulur dhe për të nderuar njerëzit e mëdhenj që kanë kontribuar për Shqipërinë. “Unë besoj se është koha që ne të vlerësojmë e nderojmë ata burra e gra që e bënë Shqipërinë siç është sot. Të respektojmë të gjithë rilindësit dhe ata që luftuan për Shqipërinë. Ata duhet të jenë në zemër të Tiranës dhe ne të kemi mundësi t’i nderojmë. Prandaj ne propozojmë që në mes të Tiranës të ngrihet një panteon”, - deklaroi Idrizi.

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet organizoi koncertin festiv në urën e vogël të Lanës në kryeqytet, ku ka ftuar të gjithë shqiptarët që t’i bashkohen festimeve të pavarësisë së vendit. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi bëri gjithashtu thirrje që shqiptarët, ashtu si edhe në ditët në vijim të mbajnë nga një flamur kuqezi në shtëpinë e tyre. “PDIU për katër vite rresht ka organizuar thirrjen e madhe që çdo shtëpi shqiptare të ketë një flamur. Sot gjithë Shqipëria, Kosova, Çamëria janë veshur Kuq e Zi. Unë bëj thirrje që gjatë gjithë vitit deri në përvjetorin e 100-të të Pavarësisë të valëvitet flamuri kuqezi”, - tha ai

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›