E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Twitter: Falenderojmë Saliun, që i rri larg 29 Nëntorit

Pas nderimit të dëshmorëve me rastin 67-vjetorit të çlirimit të vendit, kreu i PS-së Edi Rama ka bërë një koment të shkurtër në rrjetin social Twitter.
 

“Ta falenderojmë Saliun, që i rri larg 29 Nëntorit. S`mund të shesësh detin, vjedhësh popullin, importosh plehra dhe të festosh Ditën e Çlirimit”, shkruan kryesocialisti Edi Rama në Twitter.
 

Me këtë fjali Edi Rama në këtë ditë të shënuar për vendin, bën me dije se kryeministri Berisha nuk mundet ta festojë Ditën e Çlirimit, pasi kërkon ta uzurpojë vendin me plehrat e botës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›