E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU Komisioni jo mishmash me formularin

Tana Vendosja e etnise dhe fese ne formular do te ishte shkelje e Kushtetutes

Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet i ka bere thirrje dje Komisionit Kombetar per Regjistrimin e Popullsise ose sic quhet zyrtarisht Census qe te mos perfshije ne formular pyetjet ne lidhje me etnine dhe fene. Sekretari politik i kesaj partie Ardian Tana deklaroi dje se PDIU i ben thirrje Komisionit Shteteror te Censusit qe te mos perfshije pyetjet mbi perkatesine etnike dhe kombetare dhe as te beje mishmash me to. Perfshirja e tyre do te ishte shkelje e Kushtetutes dhe cenim i harmonise sone kombetare. Por edhe nese ato pyetje do te perfshiheshin abuzivisht amendamentet e PDIU-se shtojne garancite qe vetedeklarimi te jete objektivisht i kontrollueshem. Ne vijim te amendamenteve te PDIU ne ligjin e Censusit te popullsise Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet ndjek me vemendje zhvillimet mbi regjistrimin e popullsise. PDIU vijon te jete kunder regjistrimit te popullsise me pyetje mbi etnine dhe fene dhe i ben thirrje Komisionit te Censusit qe te mos i perfshije keto pyetje ne pyetesor. Nderkaq PDIU percolli deklaraten e para dy diteve te kryetarit te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule i cili i sulmoi amendamentet e PDIU-se ne ligjin e regjistrimit te popullsise duke deklaruar se ato perbejne abuzim me te drejten e minoritetit. Keto deklarata te perseritura perbejne nje deshire per te abuzuar me procesin e regjistrimit pasi keto deklarata synojne qe deklarimi individual te mos kontrollohet. Amendamentet e Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet ne thelb heqin mundesine e abuzimit me regjistrimin e popullsise. Kjo pasi edhe nese pyetjet ne fjale vihen ne pyetesor ne kundershtim me vullnetin e shqiptareve nese dikush genjen per kombesine e tij INSTAT do te jete i detyruar qe te perfshije ne statistikat zyrtare te dhenat e sakta pra ato qe gjenden ne regjistrin kombetar te gjendjes civile dhe do te gjobise personin abuzues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›