PDIU Kushtetuesja te ndale regjistrimin
Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet i kerkoi dje Gjykates Kushtetuese qe ti vije ne ndihme zerave qe kundershtojne regjistrimin e popullsise shqiptare duke nxjerre nje vendim qe parashtron nderprerjen e ketij procesi. Kjo kerkese erdhi dje nga kryetari i PDIU-se Shpetim Idrizi ne nje takim elektoral qe zhvilloi ne njesine bashkiake numer 3 te Tiranes. Ne fjalen e tij perpara simpatizanteve te PDIU-se ne kete njesi vendore Idrizi gjeti rastin te pershendese fillimin e procesit nga Gjykata Kushtetuese per sa i perket ankesave te ardhura nga Gjykata e Sarandes ne lidhje me nderrimin e kombesise. Ne kete kuader Idrizi theksoi se ishte i bindur se kjo gjykate do te vleresonte faktin se regjistrimi i popullsise mbi baza etnike dhe fetare nuk mund te kryhej pa nje baze ligjore. Ne mendojme se ne thelb te ketij kontestimi kushtetues qendron papercaktueshmeria e plote ligjore e konceptit te kombesise. Pa nje percaktim te plote te tij nepermjet amendimeve ligjore smund te kete proces regjistrimi te popullsise. Regjistrimi nuk mund te behet thjesht dhe vetem mbi bazen e deklarimit individual. Nuk eshte vetedeklarimi individual e drejte kushtetuese por vetedeklarimi i dikujt qe objektivisht eshte pjese e nje pakice etnike argumentoi ligjerisht kreu i PDIU-se. Ne kete kuader ai e quajti normal faktin qe Gjykata Kushtetuese gjate ketij procesi te ndermerrte nje mase sigurie sipas te cilet te ndalonte regjistrimin e popullsise mbi baza etnike dhe fetare derisa te krijohej kuadri i duhur ligjor. Gjykata Kushtetuese si mase sigurie derisa te marre vendimin apo dhe si pjese e vendimit te saj te parashohe nderprerjen e procesit te regjistrimit te popullsise me baze vetedeklarimin e kombesise. Ky proces mund te vazhdoje vetem pasi te behen amendimet e duhura ne ligjin per regjistrimin e popullsise qe te parashohin vetedeklarimin e popullsise te mbeshtetur mbi dokumente objektive qe e vertetojne kombesine e nje individi kerkoi kreu i PDIU-se Shpetim Idrizi. Ne kete kuader Idrizi theksoi se abuzimet me nderrimin e kombesise duhet te marrin fund si nje fenomen qe vjen si pasoje e presioneve te vazhdueshme ekonomike dhe njerezore nga qarqe te caktuara nacionaliste te vendit fqinj. Nga ana e tij Presidenti i Nderit te PDIU-se Tahir Muhedini i kerkoi qytetareve te njesise bashkiake nr. 3 qe te votonin PDIU-ne si nje parti kombetare qe ruan dinjitetin dhe vlerat e shqiptarise. Me heret perfaqesuesit e PDIU-se zhvilluan edhe nje takim me banoret e Kasharit.