Berisha premton rruge te reja dhe rekomandon te mbillen peme
Ne mitingun elektoral ne Kukes ne mbeshtetje te kandidatit per bashkine e qytetit Hasan Halili si dhe te kandidateve te tjere te PD-se dhe Aleances per Qytetarin Berisha premtoi investime te tjera ne rruge dhe kanalizime ne vepra energjetike si dhe rekomandoi qe fermeret te mbjellin sa me shume peme. Berisha permendi si arritje heqjen e vizave anetaresimin ne NATO autostraden Durres-Kukes-Prishtine etj. Ne ia dolem ta ngreme Shqiperine nga hiri nga gremina ku e kishte zhytur komunizmi tha ai duke ia atribuuar udheheqjes se tij dhe te Partise Demokratike ate cfare ka arritur vendi ne keto vite te tranzicionit. Ia dolem te rimekembin vendin sepse ne jemi grate dhe burrat djemte dhe vajzat e suksesit qe kthyem ne realitet endrren tone europiane tha Berisha duke nenvizuar dyfishimin e rrogave dhe pensioneve por edhe ndertimin ne kohe rekord te korridorit te Kombit. Lidhur me Edi Ramen referuar sloganit E vetmja rruge Berisha tha se e ftonte Ramen tu jepte shqiptareve alternativen e tij pasi sic tha Berisha shpifjet dhe denigrimi i arritjeve te shenuara deri tani nuk jane ne moralin e shqiptareve. Ai tha nderkohe se rruga e vetme ishte nje jehone sic tha Berisha e eterve te Rames. E ftoj zotin Rama si drejtues i nje force te rendesishme politike tu paraqese shqiptareve alternativen e tij sepse per sharjet shpifjet trillimet shqiptaret kane per to kazanin kazanin dhe vetem kazanin u shpreh Berisha duke shtuar se per te dhe per qeverine e tij qytetaret jane te paret. Berisha premtoi qe brenda nje kohe te shkurter do te perfundoje rruget Kukes-Peshkopi Kukes-Krume Kukes-Shishtavec si dhe cdo rruge fshati ne kete rreth.