PDIU Luftetaret e UK-se do te rezultojne te pafajshem
Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet ndjek e shqetesuar zhvillimet e diteve te fundit ne Kosove pas arrestimeve te disa drejtuesve dhe luftetareve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves. PDIU permes nje deklarate per shtyp shpreh bindjen se EULEX si nje institucion i formuar nga partneret e medhenj te kombit shqiptar do te zhvilloje nje hetim te paanshem qe do te rezultoje ne zbardhjen e plote te se vertetes dhe ne pafajesine e luftetareve per pavaresi. PDIU ka besim te plote ne institucionet e drejtesise qofshin keto te shtetit te Kosoves apo te partnereve tane qe kane mundesuar pavaresine e Kosoves. Lufta e UCK-se ishte nje lufte e drejte ne krah te partnereve tane perendimore. Drejtesia nderkombetare ende nuk e ka thene gjithcka per autoret ideatoret dhe ekzekutoret e gjenocidit mbi shqiptaret qe largoi nga vatrat etnike 1 milion vete vrau mbi 10 mije shkaterroi 120 000 shtepi etj. Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet gjendet ne krah te luftetareve te UCK-se dhe ka besim te plote se keto akuza do te bien shume shpejt si te pabaza dhe te paarsyetuara.