Haxhinasto takon Pacollin nderon presidentin Rugova
Ne diten e dyte te vizites se tij ne Kosove ministri i jashtem shqiptar Edmond Haxhinasto eshte takuar me presidentin kosovar Behgjet Pacolli. Ne takim shefi i diplomacise shqiptare Edmond Haxhinasto theksoi se pavaresisht kontestimit qe dikush i ka bere zgjedhjes se Pacollit si president ai e respekton vullnetin e deputeteve te cilet votuan per presidentin e ri te Kosoves. Nga ana e tij Presidenti kosovar Pacolli falenderoi ministrin Haxhinasto dhe pararendesit e tij per punen shume te madhe qe kane bere per sigurimin e nje numri sa me te madh te njohjeve per shtetin e ri te Kosoves. Ai shfaqi shpresen se diplomacia e Shqiperise do te vazhdoje te punoje ne kete fushe dhe do te shtoje edhe me shume angazhimet si dhe theksoi nevojen e krijimit te nje axhende te perbashket angazhimesh ne menyre qe Kosova te shtoje sa me shume numrin e njohjeve por edhe te arrije sa me shpejt te behet pjese e mekanizmave nderkombetare nje synim ky i perhershem i popullit dhe institucioneve te Republikes se Kosoves. Pas takimit me Pacollin shefi i diplomacise shqiptare beri nderime tek varri i presidentit Ibrahim Rugova. Ai tha se eshte obligim i secilit te nderoje figuren e Rugoves mbi idene e te cilit sic u shpreh ai po ndertohet shteti i Kosoves. Te shtunen pasdite Haxhinasto vizitoi memorialin dhe familjen Jashari ne Prekaz. Nderkohe Haxhinasto po qendron ne Kosove me ftese te ministrit te Puneve te Jashtme te Kosoves Enver Hoxhaj.