E Diel, 1 Nëntor 2026

Bamir Topi ka shkelur Kushtetuten

Me deklaratat e djeshme, Bamir Topi nuk ka shkelur vetem etiken, por edhe Kushtetuten. Ne kapitullin per Presidentin, Neni 86 paragrafi 1 thote: "Presidenti i Republikes eshte Kryetar i Shtetit dhe perfaqeson unitetin e popullit".

Pikerisht ky nen, ndalon kryetarin e shtetit te krijoje percarje dhe ndasi mes veriut dhe zonave te tjera te vendit.

Por nje tjeter nen i Kushtetutes, ai 90, paragrafi 2, jep edhe sanksionet per shkelje te nenit 86: "Presidenti i Republikes mund te shkarkohet per shkelje te rende te Kushtetutes. Propozimi per shkarkimin e Presidentit ne keto raste mund te behet nga jo me pak se nje e katerta e anetareve te Kuvendit dhe duhet te mbeshtetet nga jo me pak se dy te tretat e te gjithe anetareve te tij".

Kushtetuta

Presidenti i Republikes

Neni 86

1. Presidenti i Republikes eshte Kryetar i Shtetit dhe perfaqeson unitetin e popullit.

Neni 90

2. Presidenti i Republikes mund te shkarkohet per shkelje te rende te Kushtetutes dhe per kryerjen e nje krimi te rende. Propozimi per shkarkimin e Presidentit ne keto raste mund te behet nga jo me pak se nje e katerta e anetareve te Kuvendit dhe duhet te mbeshtetet nga jo me pak se dy te tretat e te gjithe anetareve te tij.

Neni 89

Presidenti i Republikes nuk mund te mbaje asnje detyre tjeter publike, nuk mund te jete anetar partie dhe as te kryeje veprimtari tjeter private.

Neni 94

Presidenti i Republikes nuk mund te ushtroje kompetenca te tjera pervec atyre qe i njihen shprehimisht me Kushtetute dhe qe i jepen me ligje te nxjerra ne pajtim me te.

Deklarata e pare e z.Topi

"Keto zonja, apo zoterinj duhet te mesojne pikerisht artin e komunikimit qytetar, te dine te komunikojne ne menyre etike, sepse komunikojne publikisht me Institucionin e Presidentit te Republikes. Ju e dini qe, per definicion, spikeri pergjithesisht i merr tekstet e recitimit nga te tjeret. Eshte ceshtja se sa ne menyre cilesore e reciton tekstin. Por, minimalisht do u thoja te gjithe ketyre qe se paku ne komunikim me publikun te jene qytetar dhe, e dyta, ta flasin gjuhen shqipe ne menyre korrekte".

Deklarata e dyte e z.Topi

"Po te ishin gjalle Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Migjeni e Luigj Gurakuqi do ndiheshin te fyer nga kush i perfaqeson me mungesen e etikes, kultures politike e institucionale dhe respektit per shqipen zyrtare ne Republiken e Shqiperise".

Reagim i Kryetares se Kuvendit

"Jozefina Topalli flet me krenari dhe me vetedije shqipen me te bukur, ate me te cilen foli Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Fadil Kraja, Migjeni, Luigj Gurakuqi. Ate gjuhe Haxhi Qamili nuk e kupton dot!".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›