E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, shtyhet mbyllja e Censusit

Dje ishte parashikuar që në Serbi të ishte dita e fundit e procesit të regjistrimit të popullsisë. Por për shkak të qytetarëve të paregjistruar, Censusi është shtyrë për tre ditë për ti dhënë edhe një mundësi atyre nuk janë regjistruar.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, me një vendim të marrë unanimisht nga Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të këtij rajoni, bojkotuan këtë regjistrim.

Ky vendim është marrë pasi sipas tyre nuk janë garantuar kushtet për një regjistrim të drejtë. Bojkotim të këtij procesi ka pasur edhe në Bujanoc dhe Medvegjë. Përveç shqiptarëve edhe boshnjakët kanë bojkotuar pjesërisht regjistrimin.

Beogradi kanë paralajmëruar se do ketë masa ndëshkuese për ata që kanë bojkotuar procesin e regjistrimit. Në bazë të informacioneve paraprake në Serbi numri i popullsisë së regjistrua është 7. 2 milionë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›