PDIU: Vetëdeklarimi gjatë regjistrimit duhet të bëhet mbi baza Objektive
TIRANE - Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet reagoi sot ndaj deklaratave të kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, z. Vangjel Dule, i cili sulmoi amendamentet e paraqitura nga kjo parti për regjistrimin e popullsisë.
Në një deklaratë të PDIU theksohet se "sot askush nuk duhet te ketë frikë të deklarojë përkatësinë e vet etnike të vërtetë, por ky vetëdeklarim duhet të bëhet mbi baza objektive. Vetëm vetëdeklarimi mbi themele objektive, si afirmim i identitetit etnik në fushën e gjuhës, kulturës, etj., është e drejtë kushtetuese, dhe asgjë tjetër. Vetëdeklarim do të thotë që të deklarosh lirshëm atë që je objektivisht dhe jo të deklarosh çfarë të duash, përfshi këtu të pavërteta".
"Amendamentet e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në thelb heqin mundësinë e abuzimit me regjistrimin e popullsisë. Edhe në rast se Komisioni Qëndror i Censusit do të vendosi në kundërshtim me vullnetin e shoqërisë shqiptare, që të përfshijë pyetje mbi kombësinë, statistikat që do të rezultojnë nuk do të preken nga abuzimet e mundshme.
Kjo pasi amendamentet e PDIU-së detyrojnë INSTAT-in që jo vetëm të hetojë çdo deklaratë për kombësinë, por edhe t'i ballafaqojë ato me regjistrin për gjendjen civile", theksohet në deklaratën e PDIU-së.
Suksesi i arritur, duke hequr mundësinë e abuzimit me këtë census, përbën një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur, thekson PDIU në deklaratën e saj.
(a.h/ata/BalkanWeb)